Fundamenti

Zgjidhja sipas Baroneshës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

BE po synon ta zgjidhë çështjen e Veriut duke ua ofruar komunave veriore mundësinë e anëtarësimit në mekanizma europianë, që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe rajonale. Burime të Express bëjnë të ditur se propozimi i Brukselit do t’u prezantohet palëve gjatë muajit janar, kur do të takohen Thaçi dhe Dacic.

Bashkimi Europian ka paralajmëruar bisedime për Veriun gjatë takimit të Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 17 janar në Bruksel.

Burime të Express bëjnë të ditur se Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Catherine Ashton, mund ta hedhë në tryezë një propozim me të cilin synohet të gjendet një zgjidhje për situatën në pjesën veriore.

Merret vesh se Brukseli ka në propozim këtë çështje që është hartuar nga një diplomat europian, që është i angazhuar direkt në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Sipas këtij propozimi, komunave veriore u ofrohet anëtarësim në mekanizma specifikë europianë që promovojnë bashkëpunimin komunal dhe rajonal e në të cilat kryesisht anëtarësohen asociacionet e komunave.

Hidromorava

Siç dihet një mekanizëm i tillë është Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Europiane, që është organizata më e madhe e qeverive lokale dhe rajonale në Europë.

Po ashtu një mekanizëm që ka të bëjë me qeverisje lokale është edhe Komiteti i Regjioneve, që është trup i BE’së.

Burime të gazetës po ashtu theksojnë se propozimi nuk tejkalon Pakon e Ahtisaarit, e cila lejon bashkëpunimin direkt të komunave me shumicë serbe me Serbinë.

“Komunat kanë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar në fushat e

kompetencave të tyre vetjake dhe të zgjeruara”, thuhet në një nga provizionet e pakos së Ahtisaarit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.