ARKATANA

Zgjidhja e problemit të ujit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Ujmir Krasniqi – Tash e shumë kohë në Komunën tonë është një problemë i cili po na përcjellë në vazhdim për mungesë të ujit te pijshëm. Pas çdo takimi me krerët e komunës dhe Drejtorët e ujësjellësit rajonal “Hidromorava” Gjilan po mësohet diçka e re dhe bisedim i vazhdueshëm për zgjidhjen e problemit në komunën tonë.

Kërkesat e çdo qytetari ishin të kuptueshme dhe të zgjidhshme por a do te ndërmerret në vazhdim?
Kjo mbetet të shihet!

Ne e dimë shumë mirë që hapja e puseve të cilat janë bërë janë zgjidhje afatshkurtër e jetesës, por ndërmarrja e diçka më të madhe dhe afatgjate është mungesa e fondeve dhe përkrahjet e dobëta institucionale të larta rreth Komunës tonë.

Kërkesë e çdo qytetari ishte që të bëhet ndalimi i projekteve madhore dhe ajo shumë të kthehet nga ato nevoja elementare të cilat i nevojiten Komunës.
Do të thotë që vetë qetësia jonë qytetare po na dërgon drejtë shkatërrimit.

ARKATANA

Mbipopullimi në komunën tonë po na dërgon drejtë një mungese të tillë, për arsye te ndërtimeve që lejohen të bëhen në vendet ku primare është të shikohet se a mundë të furnizohet i tërë objekti me ujë apo jo?

Ta ngrisim zërin dhe ti ndalim këto dukuri në të mirën tonë dhe në të mirë të vendit.

Ujmir KRASNIQI
Ekolog

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.