Uji Dea

Zgjidhja e problemit, bashkimi me Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta kushtëzojë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, me zgjidhjen e problemit të Luginës. E zgjidhja më e mirë, sipas tij, do të ishte trajtimi i barabartë i qytetarëve të Luginës me ata të veriut të Kosovës.

“Çdo gjë që ndodh në kundërshtim me këtë është e pabarabartë dhe e padrejtë. Mendoj se e tërë kjo është një procedurë e cila duhet të këmbëngulë Kosova që mos të pranojë kurrsesi t’u jepen të drejta serbëve të Kosovës, pa u dhënë të drejta shqiptarëve në Luginë”, ka thënë Musliu.

Në një intervistë për gazetën, Musliu ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës janë populli më i diskriminuar në Evropë. Ai ka kritikuar institucionet në Kosovës se nuk po bëjnë asgjë në zgjidhjen e problemit të Luginës.

Eco Higjiena

“Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës është vetëm në letër pasi që nuk është marrë asnjë hap konkret. Është votuar vetëm sa për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, për të përfituar një pjesë e subjekteve politike, përndryshe nuk ka pasur asnjë ndikim në zgjidhjen e problemit të qytetarëve të Luginës”, ka thënë Musliu.

Ai ka paralajmëruar përshkallëzim të gjendjes në rast se nuk përfillet zgjidhja e problemit të Luginës, për sa kohë që, ka thënë ai, zgjidhja e problemit të tyre, do të ishte bashkimi me Kosovën…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.