Fundamenti

Zgjidhen mosmarrëveshjet në xhaminë e Dardanisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me ndërmjetësimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe të Bashkësisë Islame nga qendra, xhemati i xhamisë në lagjen Dardania II, i cili ishte i ndarë që sa kohë, rreth asaj se me cilin imam do t’i kryenin ritet fetare, i kanë zgjidhur këto mosmarrëveshje.

Që nga sot, në këtë xhami do të jenë zyrtarisht dy imamë dhe një xhematë i unifikuar pasi për këtë janë dakorduar edhe besimtarët që kanë frekuentuar këtë xhami, për t’i kryer ritet fetare por edhe vetë imamët institucioni i KBI-së.

Në prezencën e kreut të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliut, kryeimami Sabri Bajgora nga Bashkësia Islame – Prishtinë, imamë të tjerë dhe besimtarë të pranishëm, sot është arrit pajtimi dhe edhe është bërë zyrtarizimi i dy imamëve që do kryejnë, tani e tutje detyrën e imamit në këtë xhami.

Nga sot e tutje në këtë xhami do të jenë të ngarkuar me detyrë dy imamët, Shaban Murati dhe Remzi Halimi, pasi për këtë ka pajtueshmëri edhe nga KBI edhe nga xhemati pasi ata janë të pranueshëm, që të dy, për xhematin e kësaj xhamie.

Fundamenti

Kjo marrëveshje e arritur i ka dhënë fund mosmarrëveshjeve brenda xhematit, të pranishme tani e pothuajse pesë vite.

Përndryshe, sot është shfrytëzuar edhe prania e besimtarëve në namazin e drekës, për të folur para tyre kreu i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu dhe edhe kryemami i BI-së Sabri Bajgora, që kanë folur për ecurinë e kësaj marrëveshje dhe që kanë vlerësuar lartë pjesëtarët e këtij xhemati për gatishmërinë e treguar për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe për t’u unifikuar tani e tutje me imamët zyrtarë të kësaj xhamie ka njoftuar Iljaz Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.