Eko Higjiena

Zgjidhen kryetarët dhe anëtarët e këshillave lokale në Berivojcë dhe Ruboc

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në Berivojcë.

Të pranishëm kanë qenë 28 pjesëmarrës në takim, ku me 28 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Ilir Tahiri, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Gëzim Islami, Ajet Shabani, Përparim Maliqi, Ramiz Kryeziu.

Gjithashtu Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në Qendra Kamenicë-Ruboci.

Mobi Casa

Të pranishëm kanë qenë 24 pjesëmarrës në takim, ku me 18 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Ruzhdi Qehaja, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Sejdi Ajvazi, Hamdi Tahiri, Sabit Bunjaku, Ilir Leci./rajonipress/