Uji Dea

Zgjerohet përkrahja për sektorin e bujqësisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Fermerët dhe agropërpunuesit në gjithë territorin e Kosovësedhe sivjet do të përkrahen përmes granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Tashmë kjo ministri ka hapur edhe periudhën për aplikim për projekte të zhvillimit rural, të cilat i përkrah përmes granteve investive në masën prej 60-80 për qind në vlerën e përgjithshme të investimit.

Fermerët dhe agropërpunuesit tani mund të aplikojnë për të përfituar grante investive në sektorin e blegtorisë për ndërtimin e stallave të reja dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse në ferma, për investime në sektorin e mishit,si trashjen e viçave e broilerëve dhe për investime në sektorin e vezëve.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Adil Behramaj, tregon se gjatëvitit 2014-të fermerët do të përkrahen edhe në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe atyre të peshkatarisë, duke përfshirë sektorin e përpunimit të qumështit,mishit dhe sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve, përfshirë edhe prodhimin e verës.

“Përpos këtyre, fermerët nësektorin e hortikulturës, do tëpërkrahennë investimet e tyre në ngritjen e pemishteve me mollë, dardhë, kumbullë, vishje, dredhëza, mjedra e manaferra dhe në infrastrukturën përcjellëse të këtyre pemishteve. Pra, ka zgjerim të programit edhe në kultura të reja bujqësore.Ndërsa, kultivuesit e perimeve do të mbështeten, si në ngritjen e serrave, ashtu edhe në infrastrukturën përcjellëse të tyre”, thotë zëdhënësi Behramaj, i cili gjithashtu sqaron se të gjitha mjetet që nuk u janë ekzekutuar fermerëve apo që janë ekzekutuar pjesërisht në vitin e kaluar, do të ekzekutohen brenda këtyre dhjetë ditëve.

Uji Dea

Sipas tij, përmes një mase të veçantë do të mbështeten edhe fermerët për ujitjen e tokave bujqësore, ku përfitues të kësaj mase do të jenë kompanitë e ujitjes, komuna dhe shoqatat e përdoruesve të ujit.

Ministria e Bujqësisë, këtë vit do të vazhdojë ta mbështes sektorin e drithërave përmes pagesave direkte për njësi të sipërfaqes së mbjellë me kulturën e grurit, farës për grurë,misrit dhe lulediellit, ku niveli i mbështetjes do të jetë 125 euro për një hektarë grurë, 225 për një hektar të mbjellë me farë gruri, 100 euro për një hektarë të mbjellë me misër dhe me nga 100 euro për një hektar të mbjellë me lulediell.

Ndryshe, thirrjet për aplikim për këto masa janë hapur të hënën dhe periudha e aplikimit do të jetë e hapur 45 ditë nga dita e publikimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.