Eko Higjiena

Zgjedhjet, te dera

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Enis Veliu – Zgjedhjet e parakohshme në vend mund të mbahen në pranverën e vitit që vjen për shkak të ndryshimit të madh të rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 3 nëntor të këtij viti, krahasuar me ato të nivelit nacional që u mbajtën në vitin 2010.

Aktualisht sipas të dhënave preliminare partia e kryeministrit Hashim Thaçi ka arritur të fitojë rreth 27 për qind të votave në nivel të vendit, duke pësuar një rënie prej më shumë se 4 për qind krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve nacionale të vitit 2010, kur në nivelet të vendit PDK-ja kishte fituar 32,11 për qind, apo 32 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, partia e kryeministri Thaçi ka pasur edhe rënie të besimit edhe te kandidatët për kryetar të komunave, e ku ka arritur të humb përfundimisht në komunën e Malishevës, ndërkaq do të shkojë në balotazh si parti e dytë në komunën e Gjilanit, Vitisë, komuna këto që gjatë mandatit të kaluar janë drejtuar nga kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërkaq, ajo që nuk është pritur ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, apo “Jerusalemit” të PDK-së siç konsideron Thaçi këtë qytet.
Në këtë qytet Ramadan Muja, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës në raundin e parë të votimeve ka një epërsi prej rreth 12 për qind kundrejt Eqrem Kryeziut, kandidat i LDK-së.

Investimet që janë duke u bërë në ndërtimin e autostradave dhe rrugëve tjera lokale në Kosovë, por edhe premtimet prej dhjetëra milionave euro gjatë viteve në vijim nuk i kanë ndihmuar aspak partisë së kryeministrit Thaçi. Madje, nëse bazohemi në rezultatet preliminare mund të thuhet se premtimet për mandatin e ardhshëm kanë pasur efekt negativ, pasi që pjesa dërmuese e qytetarëve ato i kanë parë dhe konsideruar si mashtrim elektoral.

Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë zgjedhjeve të fundit lokale që u mbajtën më 3 nëntor me vota gati sa e ka zënë partinë në pushtet e ku siguroi rreth 27 për qind të votave për asamble lokale, apo rreth 3,5 për qind më shumë se në zgjedhjet e fundit nacionale që u mbajtën në vitin 2010.

Uji Dea

LDK-ja e Isa Mustafës arriti të shtojë elektoratin e partisë edhe pse gjatë mandatit katërvjeçar thuajse në të shumtën e rasteve nuk e ka luajtur fare rolin e opozitës.

Po ashtu, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pas raundit të dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 1 dhjetor rrezikon të humbë katër komuna që i ka pasur gjatë mandatit të kaluar siç është Peja, Rahoveci, Suhareka, por edhe Gjakova.

Por, në nivel të vendit sipas të dhënave preliminare, AAK-ja ka arritur ta shtojë numrin e votave.

Në këto zgjedhje në total AAK-ja ka arritur të sigurojë 14,3 për qind të votave në nivel vendi, ndërkaq në zgjedhjet nacionale të vitit 2010, AAK-ja kishte arritur të sigurojë 11,04 për qind të votave, e ku vërehet një rritje prej 3,5 për qind.

Zgjedhjet e fundit lokale në vend, kanë nxjerrë rezultate “magjike” sidomos në “Jerusalemin” e kryeministrit, ku epërsia e kandidatit të partisë së tij është rreth 12 për qind më e madhe se ajo e kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës. Ndërkaq në Gjilan thuajse i ndodhi e kundërta, e ku takimet e shumta të kryeministrit më qytetarë të asaj komune i shkuan huq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.