RCCOLA

Zgjedhjet, sipas “planit të të fortëve”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, është i pakënaqur me procesin e deritashëm të zgjedhjeve të brendshme në partinë më të madhe në vend. Në një prononcimin të shkurtër për “Zëri”, Jakup Krasniqi, ka thënë se ka shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e brendshme, e në të cilat sipas tij, duhet të përgjigjen “të fortit” e PDK-së.

“Janë disa zhvillime që duan përgjigje të duhur, edhe ajo do të ndodhë në kohën e duhur”, ka thënë ai, duke mohuar se dikush brenda partisë do ta “qesë nga loja” atë gjatë zgjedhjeve të brendshme.

Hidromorava

Ndërkaq, i pyetur nëse paraburgimi i nënkryetarit të parë të PDK-së, Fatmir Limaj, do t’i shërben krahut të kryetarit të partisë, Hashim Thaçi, që t’i eliminojë personat e afërt me Limajn, Krasniqi ka thënë se situata në të cilën ndodhet Limaj është shumë më e rëndë se që shihet. “Fatmiri ka probleme të tjera që gjithsesi janë të vështira dhe nuk kisha dëshiruar as armikun ta shihja në një gjendje të tillë”, ka thënë ai.

Por, pavarësisht nga kjo, analistët politik thonë se paraburgimi i Limaj është duke i ndihmuar jashtëzakonisht shumë liderit të kësaj partie, Hashim Thaçi që t’ia fusë tërësisht nën kontroll partinë gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme që ka nisur kohë më parë.(zeri)