Zgjedhjet shpresojmë të prodhojnë zgjidhje!
Nga Bajram Shabanaj – Zgjedhjet shpresojmë tё prodhojnë zgjidhje për shoqërinë tonë, shpresojmë se këto zgjedhje tё jenё bartëse dhe mundësi për konsolidimin e shtetit tonë. Një shtet mё i mirё për jetë mё tё mirё.
Zgjedhjet e qershorit prodhuan rezultat tё ndryshëm, ky ndryshim elektoral solli befasi tё madhe tek skena aktuale politike. Elektorati si asnjëherë mё parё votoi për ndryshimin e mënyrës sё qeverisjes, votoi për ndëshkimin e qeverisjes aktuale e cila njëherit mbanë pёrgjegjёsinё për qoorientimin e vendit.
Tashmë vendit i duhet një qeverisje ma llogaridhënëse, qeverisje për nevojën e pёrgjthshme qytetare, qeverisje e cila prodhon politika për fuqizimin e sektorit ekonomik e kështu mё radhë. Kosova deri mё tani fatkeqësisht kishte vuajtur për mungesë pёrspektive, kishte vuajtur për mungesë tё ndёgjegjshmёrisё, si pikënisje për humbjen e kredibilitetit institucional, dhe kjo agjendë e parëndësishme krijoi kёtё situatë tё pёrgjthshme politike, pasojat e sё cilave po i shijojmë edhe tashmë.
Vendi për kohë vuan nga mungesa e atyre politikave tё cilat do tё mund tё prodhonin ndryshim nё gjithë mekanizmin shtetërorë, dhe duke pasur për bazë këto fenomene, zgjedhjet e qershorit duhet tё ndërtojnë një qeverisje ma ekonomike, një qeverisje e cila merr si objektiv rregullimin e gjendjes ligjore si dhe merr si fokus rivitalizimin e fushave profitabile. Nё këto fusha që njëherit janë edhe bartëse tё zhvillimit tё pёrgjthshёm, natyrisht duhen tё vendosen figura tё cilat mendohen paraprakisht se pёrbёjnё profesionalizëm tё caktuar, tё kaluar tё pastër si dhe moralisht tё pastër, mbi tё gjitha pa përfshirje nё agjenda negative.
Sistemi aktual nuk i ofron këto shërbime tё nevojshme, sistemi aktual ekskluzivisht ёshtё i vendosur për tё funksionuari për klane tё caktuara, për klane tё cilat minojnë nevojën e pёrgjthshme dhe e shndërrojnë për interesa personale. Mbi kёtё bazë shteti nuk frymon lirshëm, kjo pёrbёn rrugën dhe mundësinë për mosfunksionim tё aparatit shtetërorë.
Vendit i duhet ikje për gjendjes aktuale, vendit i duhet qeverisje me duar tё pastёrta, vendit i duhet sё funksionuari sistemi i drejtësisë si pikënisje për funksionimin nё baza tё rregullta tё sistemit kushtetues, vendit i duhet mbi tё gjitha akterë mё shtetërorë, akterë që jetojnë brenda konceptit nacional, si dhe vendit i duhet logjikё mё tё pastёrt qeverisëse, e kёtё munda ta bёjnё ato subjekte tё cilat mendojnë për popullin dhe mirëqenien e pёrgjthshme. Funksionimi i drejtësisë ёshtё mundësi për shumë mundësi, pra kjo pёrbёn rrugën dhe mënyrën drejt krijimit tё një shteti mё demokratik dhe mё kushtetues./rajonipress/


