Eko Higjiena

Zgjedhjet s’duhet të dështojnë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zgjedhjet parlamentare nuk duhet të dështojnë, sepse do të zvogëlonin gjasat për integrim të Kosovës në Bashkimin Europian.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se institucioni të cilin e drejtonnuk e di se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare – shkruan Epoka e re.

Ajo ka thënë ase si datë e mundshme është përmendur 8 qershori.

KQZ, sipas saj, është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet kurdo që të kërkohet një gjë e tillë.

Fundamenti

Ajo iu ka bërë thirrje institucioneve të vendit që KEQZ-së t’i jepen të paktën 40 ditë kohë për t’i organizuar zgjedhjet.

Daka ka thënë se zgjedhjet parlamentare, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen me ligjin aktual, pasi nuk ka kohë për ta implementuar ligjin e ri zgjedhor.

/Epoka e re/