ARKATANA

“Zgjedhjet s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë”, Abdixhiku kritikon pushtetin për gjuhën plot urrejtje e mllef

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku kritikoi qeverisjen aktuale, duke thënë se “sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet.”

Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme “s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë,” por për çështjet e rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve.

“Zgjedhjet e ardhshme bëhen për çmimet e larta, pagat e ulëta, investimet që s’bëhen, punët që s’janë, ikjen masive, shkollat e dobëta e spitalet e vjetërsuara; për përballjet e brengat e familjeve kosovare nga mëngjesi deri në mbrëmje!” tha ai.

Eco Higjiena

Kryetari i LDK-së nënvizoi rëndësinë e bashkimit në këto momente sfiduese, duke thënë se “Kosova ka nevojë për përbashkimin e më të mirëve, sepse jemi pak për t’i lejuar të na ndajnë e jemi shumë prapa për t’i lejuar të na mbajnë aty!”

Ai bëri thirrje për angazhim të gjithanshëm deri më 9 shkurt, datën e zgjedhjeve, duke shprehur besimin se bashkë mund të arrihet një Republikë më e fortë.

“Rrugën, drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës e jetës së mirë, duhet ta bëjmë bashkë,” përfundoi Abdixhiku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.