ARKATANA

Zgjedhjet qenë të pastra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zgjedhjet e 8 qershorit po vlerësohen pozitivisht jo vetëm nga shefat e misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, por edhe nga diplomatë e analistë të jashtëm.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, Bernd Borchardt, gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka përgëzuar atë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, për organizimin e zgjedhjeve të mira dhe demokratike.

Ai ka thënë se misioni i EULEX-it ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë e zgjedhjeve dhe ka ndihmuar që procesi të jetë i qetë.

Fundamenti

Jahjaga nga ana e saj e ka vlerësuar punën dhe angazhimin e misionit të EULEX-it gjatë procesit të zgjedhjeve dhe posaçërisht bashkëpunimin e misionit me institucionet e tjera të vendit përgjegjëse për mbarëvajtjen e gjithë procesit të zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend kanë qenë të qeta, transparente, gjithëpërfshirëse dhe të lira dhe kanë dëshmuar pjekurinë politike të shoqërisë në Kosovë. Presidentja Jahjaga ka theksuar se të gjitha institucionet përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve, përfshirë edhe misionet ndërkombëtare që e kanë ndihmuar atë, kanë treguar gatishmërinë dhe profesionalizmin e tyre gjatë gjithë procesit. Për ecurinë e zgjedhjeve kanë shkruar edhe mediet e jashtme…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.