Mobicasa

Vitia shënon Javën Botërore të Diabetit, qytetarëve u bëhen matje falas të sheqerit në gjak dhe tensionit

Vitia shënon Javën Botërore të Diabetit, qytetarëve u bëhen matje falas të sheqerit në gjak dhe tensionit

Viti – Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Diabetit, Komuna e Vitisë, përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ka organizuar aktivitete vetëdijesuese dhe parandaluese për qytetarët.

Me këtë rast, një ekip mjekësor i QKMF-së ka dalë në qendër të qytetit të Vitisë, ku ka realizuar matjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të tensionit arterial për qytetarët e interesuar.

Aktivitetin e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu, të cilët janë informuar nga afër për rëndësinë dhe qëllimin e këtij angazhimi shëndetësor.

United Hospital

Dr. Arta Gashi nga QKMF-ja në Viti ka bërë të ditur se, krahas kontrolleve shëndetësore, qytetarëve u janë shpërndarë edhe fletushka informuese për diabetin, faktorët e rrezikut dhe rëndësinë e parandalimit të komplikimeve të kësaj sëmundjeje.

Ajo ka tërhequr vëmendjen se komplikimet e diabetit mund të zhvillohen në heshtje, pa shfaqur simptoma në fazat fillestare, ndërsa me kalimin e kohës mund të prekin organe dhe sisteme të ndryshme të organizmit, përfshirë zemrën, trurin, veshkat, sytë dhe enët e gjakut.

Java Botërore e Diabetit shërben si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për këtë sëmundje, për të promovuar kontrollet e rregullta shëndetësore dhe për të inkurajuar diagnostikimin e hershëm.

Ndërkaq, 14 Nëntori shënohet si Dita Botërore e Diabetit, në përputhje me iniciativën e Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, në kuadër të përpjekjeve globale për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.