Hidromorava

Zgjedhjet parlamentare, KQZ: Përgatitjet intensive do të fillojnë pasi të caktohet data për mbajtjen e tyre

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar para disa ditësh liderët e disa subjekteve politike, ku ka diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në takim u përmendën disa data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, por ende nuk ka ndonjë vendim.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se përgatitjet intensive për mbajtjen e zgjedhjeve fillojnë atëherë kur caktohet data për mbajtjen e tyre.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një deklaratë për Telegrafin tha se duke ditur se ky është vit zgjedhor, atëherë edhe puna është orientuar në parapërgatitjen e disa çështjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon përgatitjet intensive për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve, në kuptim të realizimit të aktiviteteve sipas afateve të përcaktuara me ligj, pasi të caktohet data për mbajtjen e tyre. Duke qenë të vetëdijshëm se ky është një vit zgjedhor, që nga fillimi i këtij viti, KQZ e ka orientuar punën në parapërgatitjen e shumë çështjeve që ndërlidhen me detyrimet ligjore të KQZ-së. Në këtë drejtim është harmonizimi i akteve nënligjore (Rregulloreve Zgjedhore) me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe zhvillimi i softuerit të KQZ-së, zhvillimi i të cilit është në përfundim e sipër dhe është mundësuar me mbështetjen e OSBE-së. Me anë të këtij softueri, do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”, u shpreh ai.

FITORJA

Tutje, Elezi shpjegoi se çfarë shërbimesh do të ofrohen përmes softuerit.

“Përmes këtij softueri do të ofrohen shërbime të ndryshme online, si në vijim: kërkimi i Qendrës së Votimit dhe aplikimi për ndryshimin e saj; aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës; aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta; aplikimi për regjistrim dhe përditësimi i të dhënave të partive politike; aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve; aplikimi për akreditim për vëzhgim të zgjedhjeve; regjistrimin e të dhënave për trupat zgjedhore; aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve; mbledhja e të dhënave dhe paraqitja e rezultateve preliminare dhe përfundimtare në mënyrë progresive”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që ka pasur me liderët e subjekteve politike deklaroi se janë brenda afatit të konsultimeve dhe se ligji parashikon katër data të mundshme për zgjedhjet: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt, pasi zgjedhjet mbahen vetëm të dielave.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.