Uji Dea

Zgjedhjet parlamentare 2025, çfarë duhet të dinë qytetarët dhe diaspora?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin ka pohuar se tashmë shumë nga aktivitetet zgjedhore kanë filluar.

Ai ka pohuar se po vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së”, ka potencuar ai.

Elezi po ashtu bëri të ditur se më 1 shtator ka filluar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, e cila do të përfundojë më 11 dhjetor 2024.

Valmir Elezi, KQZ
Gjithashtu, Elezi njoftoi se po vazhdon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit.

Mobi Casa

“Është duke vazhduar edhe periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe e e cila përfundon më 26 dhjetor 2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre. Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org. Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse”, pohoi Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, theksoi se po vazhdon edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, e cila do të përfundojë më 28 dhjetor 2024.

“Në kuadër të përgatitjeve të procesit zgjedhore, së fundmi, KQZ ka emëruar edhe anëtarët e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve si dhe ka caktuar Qendrat Komunale të Numërimit”, shtoi tutje ai.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.

Ndërkaq, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme, duke qenë një moment i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shtetit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.