Zgjedhjet pa reformë, rrezik për manipulime

Reforma zgjedhore në Kosovë është iniciuar para tetë vjetëve dhe ende nuk ka përfunduar. Pas shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht 2019, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të këtij viti, por që ende nuk është bërë pastrimi i listave të votuesve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Për shkak të mospastrimit të listave të votuesve në disa raste ka pasur keqpërdorime në procesin e votimeve në zgjedhjet parlamentare e lokale në të kaluarën, për të cilën gjë ka pasur kritika të vazhdueshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, që kanë përvojë në monitorimin e proceseve zgjedhore në vend, thonë se reforma zgjedhore vlerësohet të jetë dështimi më i madh i të gjitha legjislaturave që nga viti 2011.

Sipas tyre reforma zgjedhore nuk u konvenon liderëve politikë, për shkak se nuk do të ketë më vota klienteliste që blihen dhe kushtëzohen me vende të punës.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).