FITORJA

Zgjedhjet, në vullnetin Thaçi-Mustafa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Takimi mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të partisë më të madhe opozitare Isa Mustafa, i ka shuar të gjitha shpresat e partive më të vogla për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Iniciativa e nisur nga AAK-ja e Ramush Haradinajt tashmë mund të konsiderohet e dështuar. Megjithatë, burime të Tribunës, të afërta me AAK-në, kanë bërë të ditur se iniciativa për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë nuk është iniciativë krejtësisht personale e AAK-së.

“Iniciativa për mocion është shtyrë në fillim nga një ambasadë e fuqishme evropiane në Prishtinë, por kjo iniciativë e atij misioni diplomatik nuk e ka marrë besimin e misioneve tjera me ndikim në Kosovë. Ky mision diplomatik, megjithatë e ka shtyrë AAK-në për të vepruar”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së me kusht anonimiteti. I njëjti ka treguar se tani që mocioni i nisur nuk po merr mbështetjen as nga partitë tjera opozitare por as nga ndërkombëtarët, do të vulosë edhe njëherë bindjen se

FIDANISHTJA

Qeveria nuk mund të rrëzohet pa vullnetin e partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së. Pavarësisht, kësaj deputetët e AAK-së kanë vendosur ta bëjnë të tyren. Të martën, ata i kanë vënë nënshkrimet mbi mocionin për rrëzimin e qeverisë. Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani. ”Bashkë me kolegët e Grupit Parlamentar të Aleancës, kam nënshkruar Mocionin e Votëbesimit ndaj Qeverisë…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.