Uji Dea

Zgjedhjet në Shqipëri, Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së procesit të votimit për 61 bashkitë e vendit.

Sipas Bashës, 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste duke braktisur maskaradën e Edi Ramës.

“Shqiptarët braktisën në masë maskaradën e Edi Ramës. 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste. Edi Ramën e braktisën edhe socialistët sepse votuan më pak se në 2017-ën. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit. Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe çertifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës”, u shpreh kreu i PD-së, transmeton tch.

Basha akuzoi mazhorancën se ka manipuluar në mënyrë masive votimet, duke kërcënuar dhe duke blerë votat.

UBT

“Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person, mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda”, u shpreh ai.

Sipas Bashës, 150 punonjës të administratës janë kërcënuar me pushim nga puna nëse nuk merrnin pjesë në votime.

“Në mënyrë të veçantë, regjimi ka ushtruar trysni dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik. Mbi 150 mijë punonjësit publikë janë kërcënuar me pushim nga puna, nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre. Ata janë identifikuar dhe matrikuluar më një sistem të veçantë kodifikimi në të gjitha qendrat e votimit për të vertetuar pjesëmarrjen e tyre në votim. Në të vërtetë, thuajse e gjithë vota e sotme është vota e sektorit publik, e rrogëtarëve të shtetit, e marrë nën kërcënim dhe dhunim të vullnetit të lire të punonjësve dhe familjarëve të tyre. Numri real tregon asgjë më shumë sesa rrogëtarët e shtetit nën terror, të detyruar, njësoj siç e tregojnë përgjimet e BILD-it të dalin bashkë me familjarët që të mos e humbasin bukën e gojës”, tha Basha.

Kreu i PD-së u premtoi punonjësve të administratës se “do të çlirohemi shumë shpejt nga ky ankth, nga ky krim ndaj jush dhe fëmijëve tuaj. Njësoj si të gjithë qytetarët, Ju do të jetoni me dinjitet dhe do t’u shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës”.