FIDANISHTJA

Zgjedhjet në PDK politizojnë administratën publike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Partia Demokratike e Kosovës ka politizuar edhe më administratën publike, nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme të saj. Në struktura partiake ka futur nga drejtorë departamentesh deri në drejtorë shkollash

Muhamet Latifi është njëri nga ta. Duke qenë këshilltar politik i Arsim Bajramit sa ishte ministër, nga mesi i 2010-s ai ishte bërë drejtor në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike. Është drejtor edhe tani, ndonëse javë më parë është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Podujevë.

GRANDEMALL

Ndonëse përbën shkelje ligji, mbajtja e funksionit partiak dhe atij në administratë publike, Latifi nuk është sanksionuar nga dikush. Interesimit të Kohës Ditore për masat eventuale ndaj tij nuk i janë përgjigjur të shtunën as ministri Mahir Yagcilar dhe as sekretari i përgjithshëm, Fitim Sadiku.

Latifi nuk e ka të pezulluar postin në Ministri, sikur nuk e kanë të pezulluar as një numër i madh zyrtarësh që punojnë në sektorë jashtë shërbimit civil, sikur është arsimi, shëndetësia e të tjerë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.