GRANDEMALL

Zgjedhjet nacionale jo para mesit të 2014-s

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova nuk do të hyjë shpejt në zgjedhje nacionale. Mungesa e një reforme zgjedhore, angazhimet e shumta që ka qeveria aktuale në dialogun me Serbinë si dhe rezultati jo i dëshirueshëm i partive politike, kanë bërë që entuziazmi për zgjedhjet e jashtëzakonshme të bjerë.

Kësisoj, kryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi, do ta vazhdojë mandatin e plotë. Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës për punën e shitjes së PTK-së dhe miratimin e buxhetit pati krijuar përshtypjen se vendi do të shkonte shpejt në zgjedhje të parakohshme nacionale, por entuziazmi ka rënë edhe te partitë pas rezultatit të marrë në zgjedhjet lokale.

ARKATANA

Për angazhimet që duhen kryer para se të shkohet në zgjedhje nacionale, liderëve të partive politike u është tërhequr vërejtja në një takim që kanë pasur para disa ditësh me përfaqësues të ambasadave të huaja në vend.

Sipas të njëjtave burime, atyre aty u është kujtuar se nuk ka gjasa që Kosova të shkojë në zgjedhje nacionale pa e kryer reformën zgjedhore dhe ndërtimet kushtetuese të cilat do t’i definonin ulëset e garantuara për komunitetet pakicë në Kosovë./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.