Eko Higjiena

Zgjedhjet lokale në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Betim A. Osmani – Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, zgjedhje historike, si shumë ngjarje tjera të pas-luftës. U konstatuan si zgjedhje të lira e demokratike me dalje masive të qytetarëve, me përjashtim të veriut.

Për kryetar të komunës së Gjilanit garuan 9 kandidatë dhe 478 kandidatë për këshilltarë komune nga 20 subjekte politike. Konkurrencë e madhe për 35 ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Nga pikëpamja ime, u vëre një numër i madh intelektualësh e veprimtarësh që u aktivizuan për të marrë në dorë ndryshimet e nevojshme për Gjilan e Anamoravë. Gjithashtu, pjesëmarrja qytetare ishte më e madhe në këto zgjedhje. Gjilanasit i dhanë kuptim këtyre zgjedhjeve demokratike.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Gjilan prinë Lutfi Haziri (LDK) me ~41 përqind, i cili pasohet nga Qemajl Mustafa (PDK) me ~26 përqind. Edhe pse fituesi po dihet, pritet të finalizohet në raundin e dytë.

Kjo fitore duhet të sjell qeverisje të mirë dhe të ndershme pasi qytetarët zgjedhën ndryshime, duke votuar.

Për të çuar përpara projektet zhvillimore të Gjilanit duhet të ecim më shpejt në rrugën e zhvillimit dhe bashkimit me familjen evropiane. Do të duhet përpjekje maksimale e këmbëngulje. Më shumë punë në…

Kryetari i ri duhet të bëjë presione të vazhdueshme politike me projekte konkrete te qeveria qendrore. Projekte të dokumentuara përmes institucioneve shtetërore. Jo fjalë goje por punë.

Instalimin e disiplinës, llogari-dhënies, depolitizimin dhe përmirësimin e komunikimit pushtet-qytetar.

Procesi i decentralizimit duhet të rishikohet. Është nevojë e kohës për rishqyrtimin serioz të decentralizimit në rajonin e Gjilanit.

FIDANISHTJA

Qeveria e re lokale duhet të rrisë ndikimin qytetarë duke e informuar, konsultuar, përfshirë në bashkëpunim dhe vendim-marrje.
Qeveria e re lokale duhet të bëjë shumë që të bashkëpunoj dhe mbështes krijimin e ambientit të përshtatshëm dhe të sigurt për investime private.

Duhet të forcohet shteti ligjor për të tërhequr investime nga diaspora jonë dhe investime të huaja përmes partneritetit publiko-privatë.

Resurset natyrore duhet të jenë prioritet i institucioneve lokale sepse përmes shfrytëzimit racional mund të sigurohet qëndrueshmëri ekonomike.

Duhen plane zhvillimore për investime në sektorët prodhues si bujqësi, industri dhe sidomos në sektorin e turizmit.

Duhet avancuar bashkëpunimin ndërkomunal dhe ndërkufitar.
Ne si qytetarë duhet të jemi më aktiv dhe të angazhohemi që interesat tona të përfaqësohen atje ku duhet, t`i bartim çështjet e komunitetit tonë në kuvend dhe ti zgjidhim një nga një.

Nuk është punuar sa duhet për themelimin /funksionalizimin e muzeut; për sportistët, kulturën e teatrin ; për lidhjet me autostrada që mundësojnë lidhje nacionale dhe ndërkombëtare; për shfrytëzimin e pasurive nëntokësore për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik; për zonat ekonomike; për ndërtimin e rrjetit hekurudhorë për transportin e pasagjerëve dhe mallrave; për ndërtimin e një aeroporti që do ti shërbente të gjitha komunave të rajonit-lindje si dhe Preshevës, Bujanocit e Kumanovës; për promovimin e turizmit dhe shumë mangësi tjera.

Pra, të punojmë bashkërisht që të krenohemi me Gjilanin, qytetin e Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Ramiz Cerrnicës, Agim Ramadanit dhe shumë luftëtarëve të tjerë dhe veprimtarëve nga Anamorava.

Për fund, atyre që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm, në secilin nivel, ju them se ju mungon përballja me realitetin sepse askush nuk është i pazëvendësueshëm. Kjo tendencë për të evituar përballjen me realitetin na vonoi në shumëçka.

Si gjilanas, Lutës i uroj fitoren e parë dhe Qemën e falënderoj për punët e mira!