Uji Dea

Zgjedhjet e shpejta, handikap për mërgatë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të mbesin pa votuar në zgjedhjet e përgjithshme më 8 qershor. Jo pse ata mund të kenë probleme me dokumente apo çështje tjera, por që caktimi i afateve për regjistrim dhe votim jashtë vendit është shumë i shkurtër.

Duke pasur parasysh se janë vetëm 30 ditë në dispozicion deri te dita e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar që t’i shkurtojë të gjitha afatet e parapara në planin operativ.

Mërgata kosovare do të ketë në dispozicion gjashtë ditë për t’u regjistruar për votim, ndërsa pas kësaj do të jenë edhe nëntë ditë tjera kur ata duhet të gjejnë kohë për të nisur votën në Kosovës nëpërmjet postës.

Fundamenti

Në këtë rast periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës është caktuar nga data 13 deri më 19 maj, ndërsa periudha e votimit jashtë Kosovës është vendosur nga data 27 maj deri më 6 qershor.

Në KQZ e pranojnë se koha e shkurtër mund të sjellë telashe njëkohësisht edhe numër të vogël të votuesve që janë shtetas të Kosovës dhe jetojnë jashtë vendit./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.