Mobi Casa

Zgjedhjet e Rinisë Demokratike të PDK-së u mbajtën edhe në nëndegën e Pogragjës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vazhdën e organizimit të kuvendeve zgjedhore të Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan, nga Komisioni Lokal për Organizimin e Zgjedhjeve, edhe nëndega e RDK-së në Pogragjë mbajti dje zgjedhjet e saj, me ç’rast për kryetar e zgjodhi Lorik Fetahun, kryesinë prej 9 anëtarëve dhe delegatët për kuvendin e degës.

Në këtë tubim, me një interesim të mirë të të rinjëve dhe të rejave pogragjase, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, z. Fehmi Mujota dhe z. Nisret Kelmendi, si dhe Shefik Surdulli dhe Nevzad Halimi nga Komisioni lokal i zgjedhjeve të RDK-së në Gjilan.

UBT

Duke i uruar zgjedhjet të rinjëve pogragjas, z. Fehmi Mujota foli për rëndësinë e zgjedhjeve në RDK dhe rolin e rinisë në PDK në të gjitha proceset që ka kaluar PDK-ja dhe vendi në përgjithësi. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje të rinjëve dhe të reja t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është e hapur për vlera për njerëzit që i takojnë shekullit 21. “Potencialin që e ka rinia jonë, i garanton PDK-së kthimin e pushtetit edhe në Gjilan me një qeverisje që vërtetë e meriton Gjilani, tjetërfare nga kjo e sotmja. Shihni rrjedhat e deritashme, proceset e rënda nëpër të cilat ka kaluar Kosova, po edhe Gjilani, PDK ishe ajo, respektivisht lidershipi i saj, që i priu të gjitha atyre proceseve të mëdha para luftës, gjatë saj dhe më pas, për vendin”.

Ndërkaq, duke e parë interesim e të rinjëve gjilanas për t’iu bashkuar PDK-së, këtë javë pritet mobilizim edhe më i madh për mbajtjen e zgjedhjeve të RDK-së edhe nëpër nëndegët tjera thuhet në njoftimin e Shefik Surdullit nga komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.