Fundamenti

Zgjedhjet e reja, përplasen keq LDK e PDK

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Zgjedhjet e reja kanë përplasur keq deputetin e PDK’së, Memli Krasniqin, dhe atë të LDK’së, Lumir Abdixhikun.

Gjithçka ka nisur nga një shkrim i Abdixhikut ku fliste për frikën e PDK’së për zgjedhje të reja.

Sipas deputetit të LDK’së, partia e Veselit e ka frikën në palcë kur vjen puna për zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë. Vullneti i qytetarëve i tmerron. Sepse e dinë se kjo është hera e fundit që i rrinë Kosovës përmbi. Kaq. E pat. Njëzet vjet kapje po marrin fund – ma në fund.Prandaj dhe Hashimi i PDK-së nuk cakton datë. Qeveri e rënë, e dorëhequr – dhe asnjë fjalë. Prandaj dhe Kadria i PDK-së nuk thërret seancë. Në blerje të vazhdueshme kohe, për aq sa mund të zgjasë. Prandaj dhe një ministër PDK-je, në cektësinë e diturisë që ka, thotë se zgjedhjet s’mund të mbahen sepse për to buxhet nuk ka. Por kishte për autostradë. Kishte për kontrata korruptive 50 e sa milionëshe. Kishte për pagat e tyre me rritje, për armatën e badihavgjinjëve, për ata dhjetra zëvendësministra, kordinatorë, asistentë kordinatorësh e ku me ditë çka. Natyrisht se Kosova buxhet ka. Ka dhe një rezervë shtetërore mu për raste si këto.Kosova s’ka veçse Qeveri. S’ka sot zot të mbarë shtëpie që shtetin e trajton jo si mjet “zhbirje” – kapje deri në sekondin e fundit – por si përgjegjësi. Zgjedhjet janë veçse fillimi. Asnjë kalkulim i mbrapshtë s’mund të ndalë rënien e kapjes dhe fundin e PAN-it.Tik tak!”, kishte shkruar Abdixiku.

Ndërkohë ashpër i është përgjigjur edhe Memli Krasniqi, duke e quajtur deputetin e LDK’së si ‘piun’ të Isa Mustafës dhe një profiter.

ARKATANA

Madje ai ia ka përmendur Abdixhikut edhe shprehjen “ciu, ciu” që e kishte përdorur në Kuvend shefi i tij Kadri Veseli.

“Nje piun i Isa Mustafes, qe partia e vet s’e lejoi as te kandidohet ne ndonje dege dhe te cilin shumica e LDK-se e shohin si profiter ordiner, ben mire ta shikoje oborrin e vet te kontaminuar, sepse kot ben “ciu ciu” kur flet per PDK-ne.

Zgjedhjet, per PDK-ne, jane jo vetem te pashmangshme, por te domosdoshme, per t’i dhene Kosoves nje qeveri me legjitimitet dhe me vizion te qarte zhvillues dhe perendimor. Ndersa, profiteret e brezit te deshtimit, qe politiken e kane vec rruge tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta percjellin vetem si vrojtues te (pa)interesuar punen e pakrahasueshme qe do ta beje qeveria e udhehequr nga PDK.

Frustrimet qe i kane me partine e tyre ky grup i “jurishnikeve” te ledhatuar te Isa Mustafes, te cilet garda e vjeter e LDK-se i shkeli ne cdo hap te zgjedhjeve te tyre te brendshme, nuk sherohen duke u marre me PDK-ne. Jane mesu ne LDK me u rrite duke e sha PDK-ne dhe lidershipin e saj, por kjo me s’ju funksionon.

Shikojeni procesin e zgjedhjeve ne PDK dhe krahasojeni ate me karrikat fluturuese ne LDK dhe e kuptoni sakte dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi te vendosur per jetesimin e “Dekades se Re” e ata ende jane ne “Shekullin e Vjeter”, me te njejtit njerez, me te njejtit kryetare degesh, me te njejtat pabesi ne garen per kryetar partie e me te njejtin mentalitet dhe pa hapesire per ndryshim e per te rinj”, ka shkruar Krasniqi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.