Fundamenti

Zgjedhjet e reja nuk sjellin asgjë me politikën e inkriminuar

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Kosovën e pasluftës sikur është bërë një traditë që në opinionin e gjerë të flitet dhe të fillojnë spekulimet se në këtë pranverë do të fillojnë zgjedhjet e reja nacionale. Mirëpo, analistët politikë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë të mendimit se edhe po qe se sivjet në këtë pranverë do të mbahen zgjedhjet e reja nacionale në Kosovë, ato nuk do të sjellin absolutisht asgjë të re, të mirë, me këtë klasë politike tërësisht të inkriminuar, qofshin ata nga pozita apo opozita.

Reshiti: Me daljen e Listës Serbe nga Qeveria, vendi është në krizë politike

“E keqja është se ato zgjedhje nuk do të sjellin absolutisht asgjë të re, të mirë, me këtë klasë politike tërësisht të inkriminuar, qofshin ata nga pozita dhe një pjesë e madhe e opozitës, që thuajse se janë pa dallim”, është shprehur deputeti Sali Salihu për gazetën “Kosova Sot”

Në Kosovën e pasluftës sikur është bërë një traditë që në opinionin e gjerë të flitet dhe të fillojnë spekulimet se në këtë pranverë do të fillojnë zgjedhjet e reja nacionale. Mirëpo, analistët politikë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë të mendimit se edhe po qe se sivjet në këtë pranverë do të mbahen zgjedhjet e reja nacionale në Kosovë, ato nuk do të sjellin absolutisht asgjë të re, të mirë, me këtë klasë politike tërësisht të inkriminuar, qofshin ata nga pozita apo opozita.

Ata thonë se asnjëra parti politike nuk po e merr mundimin për të ndryshuar sistemin zgjedhor tanimë të stërkequr, që aplikohet në Kosovë që prej vitit 2007 e këndej. Ndryshe, analistët janë të mendimit se pa u aktivizuar sidomos sistemi i drejtësisë, pas një vetëpastrimi me një ligj Vetting-u e dekriminalizimit të politikës e institucioneve për të sjellë para drejtësisë ‘peshqit e mëdhenj’, të inkriminuar në politikën kosovare, është e pamundur që të ndryshojë politika kosovare në përgjithësi dhe cilësia e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës në veçanti

Hidromorava

Salihu: Zgjedhjet nuk do të sjellin absolutisht asgjë të re, të mirë, me këtë klasë politike

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu” ,theksoi për “Kosova Sot” se asnjë partie politike nuk po i konvenon reforma zgjedhore, pikërisht për shkak se nëse kemi reforma zgjedhore, Kosova ndahet në disa zona zgjedhore dhe me këtë rast partitë politike mund të humbasin vota dhe kjo mund të ketë edhe reflektim në numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Sa u përket reformave në drejtësi, Demhasaj theksoi se ajo përfshin një mori ligjesh që duhet miratuar si dhe çështjen e Vetting-ut dhe personave që kandidohen në mënyrë që ata mos të kenë akuza për krime të ndryshme.”Edhe kjo për momentin partive politike nuk po u konvenon që të ndodhë kjo, ngase një numër i madh i njerëzve që janë të fuqishëm dhe të njëjtit kanë aktakuza, ata mund të mos jenë më pjesë e këtyre listave zgjedhore”, është shprehur ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi (LDK), theksoi për “Kosova Sot” se sistemi zgjedhor është në rregull, por njerëzit nuk janë në rregull. “Ndryshimet nuk i sjell sistemi zgjedhor, por ato i sjellin qytetarët tanë me votën e tyre”, është shprehur ai, duke shtuar se nëse qytetarët tanë janë të pakënaqur me njerëzit që janë në politikë, ata vendosin me votën e tyre se kujt do t’i japim besimin. “Kështu që ndryshimet sistemore nuk janë ato që sjellin ndryshimin përmbajtjesor në politikë, por ato prapë janë shabllone dhe çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet apo mosveprimet e veta edhe në rastin konkret ndaj personave që u referoheni si ‘peshq të mëdhenj’, ata do të mbajnë përgjegjësinë e tyre”, është shprehur ai. Deputeti i opozitës, Sali Salihu për “Kosova Sot” theksoi se vendi ynë ka nevojë imediate që në këtë pranverë të mbahen zgjedhjet e reja nacionale.”E keqja është se ato zgjedhje nuk do të sjellin absolutisht asgjë të re, të mirë, me këtë klasë politike tërësisht të inkriminuar, qofshin ata nga pozita dhe një pjesë e madhe e opozitës, që thuajse janë pa dallim”, është shprehur ai. Shtoi se duhet reformuar dhe aktivizuar sistemin e drejtë- sisë, pas një vetëpastrimi me një ligj Vettting-u si dhe duhet bërë dekriminalizimin e politikës e institucioneve për të sjellë para drejtësisë ‘peshqit e mëdhenj’, të inkriminuar në politikën kosovare.”Nëse edhe një herë i bëjmë zgjedhjet pa i arrestuar një pjesë të madhe të ‘peshqve të mëdhenj’, si dhe pa ndryshuar Ligjin për zgjedhje të përgjithshme, shteti do të vazhdojë që të shkatërrohet edhe më shumë, kurse veç saj dhe do të dëmtohen e zhvaten deri në palcë qytetarët dhe buxheti i shtetit”, është shprehur ai.

Reshiti: Zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri e parandalimit të skandaleve Analisti politik Ymret Reshiti për “Kosova Sot” theksoi se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri e parandalimit të skandaleve dhe deformimit të qeverisjes së Kosovës.”Fundi i kësaj qeverie të ‘Kulaçit të madh” ka qenë i ditur që në fillim të krijimit. Kjo qeveri ka qenë qeveri e shantazhuar nga brenda, prandaj gjithherë kam konsideruar se nuk do të duhej të formohej”, është shprehur ai. Sipas tij, asnjë vendim i madh politik nuk u ndërmor nga kjo qeveri. Me daljen e listës serbe nga qeveria, vendi është në krizë politike dhe që arsyeton mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Insistimi i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, që ta mbajë qeverisjen me 52 deputetë, është një dëshirë fëmijërore për të treguar sa i pëlqejnë karamelet, në këtë rast karrigia e kryeministrit”, theksoi analisti Reshiti për “Kosova Sot”. Shtoi se LDK, VV dhe GDP duhet menjëherë të iniciojnë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së pakicës, ndryshe mbartin rrezikun e përgjegjësisë për pasojat e proceseve politike të mëvonshme. Kurse analisti politik Arsim Haziri për “Kosova Sot” theksoi se vendi për të pësuar ndonjë ndryshim në mënyrë të udhëheqjes është vetëm funksionalizimi i rendit juridik dhe kushtetues.”Në situatën që jemi, problem qendror është mosndryshimi ose mosaplikimi i sistemit të Vetting-ut dhe lustracionit”, është shprehur ai. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Burjani, theksoi për “Kosova Sot” se zgjedhjet e reja përmenden për shkak të jofunksionimit të duhur të qeverisë, sepse, sipas tij, kjo qeveri ka bërë një varg skandalesh. “Gjasat janë që të shkohet në zgjedhje të reja nacionale për shkak të shkeljes antikushtetuese, pastaj falja e borxheve për kompanitë e ujit pa asnjë bazë ligjore, skandali me arrestimin e turqve, joefikasitet total edhe më keq Kuvendi jofunksional dhe i bllokuar me vetëm 32 vota të koalicionit PAN”, është shprehur ai. Sipas tij, obligimet ligjore që dalin nga BE-ja nuk mund të përmbushen me këtë legjislativ.