Uji Dea

Zgjedhje të parakohshme apo jo – Jahjaga mbetet presidente

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Fituesi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duhet të presë përfundimin e mandatit aktual të presidentes Atifete Jahjaga, në mënyrë që këtë post ta fusë në pazaret me partnerin e koalicionit. Zërat e fundit se vendi mund të shkojë në zgjedhje gjatë muajit qershor, kanë ngritur dilemën se çka do të ndodhë me postin e presidentes pasi aktualisht Atifete Jahjaga ka mandat deri në prill të vitit 2016.

Sipas njohësve të çështjeve ligjore, asnjë element kushtetues nuk mund ta detyrojë presidenten që të japë dorëheqje, pos nëse ajo ka bërë shkelje kushtetuese, është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse nuk është e aftë për t’i ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të ndonjë sëmundjeje.

Sipas këtyre njohësve, Jahjaga, pavarësisht zgjedhjeve dhe ndërrimit të qeverive, do ta vazhdojë mandatin deri në fund.

UBT

Avokati Dastid Pallaska, ka shpjeguar se çdo diskutim për zëvendësimin e një bartësi të postit publik nuk mund të ketë efekte nëse ajo nuk është bërë në pajtim me Kushtetutën.

“Veprimtaria politike në vend, dhe çfarëdo marrëveshje politike që mund të rrjedhë nga kjo veprimtari, i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Rrjedhimisht, diskutimet për zëvendësimin e një bartësi të funksioni publik të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik, pavarësisht se nga kush bëhen. Për këtë arsye, respektimi i mandatit presidencial nuk është çështje e gatishmërisë apo diskrecionit të politikanëve, por çështje që është rregulluar qartë me Kushtetutë”, ka thënë Pallaska./tribuna/