FITORJA

Zgjedhje, para reformës zgjedhore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike janë ndarë dysh rreth reformës zgjedhore. Koalicioni qeverisës mendon se duhet të bëhet reforma zgjedhore, pastaj të organizohen zgjedhjet, derisa, opozita mendon se është e kundërta, njëherë zgjedhjet e pastaj nisja e një reforme zgjedhore të mirëfilltë.

Zërat të cilët po kërkojnë zgjedhje të parakohshme janë rritur kohëve të fundit në Kosovë. Ato po shihen si zgjidhje e krizës politike në vend. Mirëpo, para se të zhvillohen zgjedhjet në vend, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur një iniciativë për reformë zgjedhore.

Mobi Casa

Por, këtë iniciativë po e kundërshtojnë partitë parlamentare opozitare, të cilat po e quajnë farsë nismën e kreut të shtetit. Thonë se në Kosovë së pari duhet të zhvillohen zgjedhjet, e pastaj të hyhet në një reformë zgjedhore të mirëfilltë, meqë një gjë e tillë kërkon kohë, e sipas tyre, aktualisht nuk ka kohë për reformë të mirëfilltë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Po ashtu edhe para më shumë se pesë viteve kishte nisur një reformë zgjedhore, por që asnjëherë nuk përfundoi, pikërisht për fajin e liderëve të partive të mëdha, PDK-së e LDK-së. Dy komisione parlamentare kishin punuar gati për rreth një vit, njëri për ndryshimet kushtetuese, e tjetri për ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet, por që asnjëherë nuk u votuan në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.