FIDANISHTJA

“Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse Thaçi ose Haradinaj kanë interes”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Politologu Behlul Beqaj në një prononcim për “Zërin” ka thënë që zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin vetëm nëse presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, siç ka thënë ai, përfitojnë nga një proces i tillë.

“Nëse presidenti Thaçi vlerëson se pozita e tij në vendimmarrje absolutizohet pas zgjedhjeve dhe shpëton nga Gjykata Speciale, ai ka aq ndikim në disa deputetë të PDK-së për ta çuar vendin në zgjedhje. Ndërsa sikur kryeministri Haradinaj të vlerësojë se pas zgjedhjeve do të ketë mbështetjen edhe më të madhe se që aktualisht e ka ai nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet”, ka thënë më tutje Beqaj.

FIDANISHTJA

Duke folur për deklaratat kundërthënëse të të dy liderëve Beqaj ka thënë që pikërisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet shkaktar për zgjedhje.

“Qasjet kundërthënëse karshi dialogut janë karremi kryesor zgjedhor. Besoj se në këtë betejë mund të përfitojë më shumë kryeministri Ramush Haradinaj, me kusht që të shkojë deri në fund të mbrojtjes së vlerësimit se ideja e korrigjimit të kufirit “është e vdekur”. Por, unë shumë dyshoj se ai do të mbetet besnik ndaj këtij vlerësimi, kështu që pas kësaj beteje luftën do ta fitojë Thaçi, nëse paraprakisht krijon mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, ka theksuar ai. /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.