“Çele guri gojën”, Ramadani për hapjen e Urës së Ibrit: Nga rrahagjoksja në strukje
Ish-kryeshefi i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se pushteti për tre muaj konfrontim me KFOR-it, tani “çele guri gojën”, ndërsa shton se edhe atëherë kanë bërë gabim njerëzit e pushtetit, por edhe tani që nuk po përmendet fare.
“Argumentimi për hapjen e Urës nuk është çështje sezonale”, ka shkruar mes tjerash Ramadani.
Postimi:
Qasja për hapjen e Urës: nga gabimi në gabim!
Muajt e verës na rikthyen në vëmendje çka përmbajtjesisht nënkupton qasje e gabuar dhe jostrategjike edhe kur qëllimi është i drejtë!
Ndërsa, gjysma e shtatorit po shkon me strukje.
Paraprakisht, gati tre muaj konfrontim e diarre verbale kundër NATO-s e KFOR-it, sikurse edhe kundër gjithsecilit që kërkonte bashkëpunim me aleatët.
Tash: çele guri gojën!
Nga Rrahagjoksja në Strukje!
Gabim!
Gabim atëherë dhe gabim tash!
Ura DUHET të hapet plotësisht!
Argumentimi për hapjen e Urës nuk është çështje sezonale.
Mos u dorëzoni! Bashkëpunoni!