UBT

Zëri që po magjeps të gjithë

/ 2 minuta lexim

Edona Gjinaj është një këngëtare e re e cila ka filluar të ndërtoj një karrierë të ndritur. Me prejardhje nga Gjakova, por e lindur dhe e rritur në Zvicër, Edona sapo ka realizuar këngën me videoklip “Over the Limit” dhe tashmë kjo këngë është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga kritikët dhe producentët e huaj.

Pikërisht me këtë këngë, ajo po garon për të qenë pjesë e një festivali, ku ngadhënjyesi do ta përfaqësojë shtetin e Zvicrës në Eurovizion. Këngëtarja 19-vjeçe, tashmë ka gjetur vend nëpër shumë medie gjermanofolse, ndërsa kënga e saj në fjalë, është tejet e dëgjuar në mediumet zvicerane.

UBT

Por në mënyrë që ajo të siguroj përfaqësimin në Eurovision, i cili mbahet në Kopenhagë, Edona ka nevojë për përkrahje, më saktësisht për vota, ku ajo beson në përkrahjen edhe të bashkëkombësve të saj. Edhe pse ka lindur në Zvicër, Edona nuk e harron prejardhjen e saj dhe në të ardhmen ajo planifikon që të realizoj këngë edhe në gjuhën shqipe.