Zëri i trëndafilit
Një dashuri e huaj në të timen, ka nis e po hynë në trupin brenda, ajo ka pak domethënie dashurie, por, më tepër lulëzim adhurimi.
Në dashuritë tona të përditshme
dashuria s´është lojë gjuhësore
por ndjesi e shumë rrethanave
dhe shpërthim i më shpirtërores
Pjesëmarrja diellit në jetën tonë
është domosdoshmëri e të qënit
thëllim i dritës në gjakun e tokës
dhe lëng i jetës në lule dhe pemë
Dashuria s´lëkundet nga fama
shkrimtarët dhe gjithë krijuesit
në kraharor e bartin frymëzimin
dhe botën me pafund të shpirtit!..
Rrustem Geci, poezi nga libri “Kanuni poetik”


