United Hospital

Zëri i mësuesit për liderët, koalicionet e subjektet politike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Rrahman Jasharaj – Hiqni teket e inatet dhe takohuni me njëri-tjetrin.

Po ju drejtohem me zërin e atyre mësuesve që në vitet e vrara të Kosovës me ballin lartë mbajtën gjallë shpresën për të ardhmen dhe mbrojtën shkronjat, gjuhën dhe kulturën tonë nga furtunat e pushtuesit. Një pjesë e këtyre pishtarëve të dijes ishin mësuesit tuaj dhe prandaj e meritojnë ta dëgjoni zërin e tyre.

Liderë të nderuar e di se në sytë tuaj, mbase, unë dukem fare i vogël, por më dëgjoni me kujdes se po përcjell te ju zërin e mijëra mësuesve. Po ju drejtohem me zërin e atyre mësuesve që në vitet e vrara të Kosovës me ballin lartë mbajtën gjallë shpresën për të ardhmen dhe mbrojtën shkronjat, gjuhën dhe kulturën tonë nga furtunat e pushtuesit.

Një pjesë e këtyre pishtarëve të dijes ishin mësuesit tuaj dhe prandaj e meritojnë ta dëgjoni zërin e tyre. Ata me një zë e më një dëshirë ju drejtohen juve liderë, koalicione e subjekte shqiptare që garuat në zgjedhjet e 11 qershorit. Rezultatet janë këto që janë dhe ky është mendimi dhe vullneti i popullit.

United Hospital

Ky rezultat nuk ju pengon juve që të hiqni teket e inatet dhe të takoheni e të bashkëbisedoni me njëri-tjetrin si vëllai me vëllanë dhe t’ia ktheni shpresën popullit për ditë më të mira. Duke e shikuar atë tjetrin koalicion a subjekt politik nuk guxoni të shihni armiq, po kundërshtar politik. Qasjet e angazhimit mund t’i keni ndryshe, por qe të gjithë ju po betoheni se do të punoni në shërbim të popullit dhe atdheut.

Populli e atdheu po pret që këtë ta dëshmoni me punë, angazhime e vepra. Të mirë a të këqij ju jeni bijtë e të njëjtit popull dhe populli sytë i ka në ju. Duke i lënë teket e inatet do të merreni vesh si vëllai me vëllanë e nuk do t’i faktorizoni ata që janë dorë e zgjatur e një shteti që na mbajti të okupuar e nën tortura me vite e dekada dhe që edhe tani e gjithë ditën po mundohet ta ngulfat Kosovën. Liderë, koalicione e subjekte politike dëgjojeni zërin e mësuesve dhe takohuni me njëri-tjetrin. Takohuni e punoni për Kosovën.

(Autori është kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës -SBASHK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.