FIDANISHTJA

Zëri i Amerikës: Vetëvendosje duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje kryeson në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por duket se duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili pohoi se është përballu me probleme teknike gjatë numërimit, kur janë përpunuar mbi 70 për qind të votave, lëvizja Vetëvendosje e Kryeministrit Albin Kurtit fitoi 41.99 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.68 për qind, Lidhja Demokratike me 17.9 për qind dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 7.56 për qind.

Ndonëse pritej që rezultatet paraprake të publikoheshin të dielën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi u zgjat dhe përpunimi i të dhënave po kryet manualisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që KQZ-ja ta përfundojë me sukses numërimin e votave.

“Pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë”, thuhet në një njoftim nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Rezultati i deritashëm shënon një rënie nga më shumë se 50 për qind sa fitoi partia e Kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021.

“Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme”, tha zoti Kurti të dielën vonë. “Falënderoj të gjithë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të koalicionit tonë fitues me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa. Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike e progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re pra Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë edhe ato punët që i kemi nisur por edhe shumë të tjera të reja”, theksoi ai.

Mbështetësit e partisë së tij kremtuan fitoren në Prishtinë dhe disa qytete tjera të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij priste rezultat më të mirë në zgjedhje në të cilat tha ai, doli me 18.14 për qind. Ai pret që rezultati të rritet me numërimin e votave nga diaspora.

“LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind. Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë”, tha zoti Abdixhiku në një konferencë për shtypin.

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e cilësoi “sukses të pamohueshëm” rezultatin e PDK-së si forca e dytë më e madhe në vend.

FIDANISHTJA

“Jemi në situatë të pazakontë, ku ne si parti duhet t’i kallzojmë votat, dhe jo KQZ-ja. PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota”, tha ai.

Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, garuan për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Mijëra vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve mbi 100 të dërguar nga Bashkimi Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ndoqën procesin në mbi 940 qendra votimi që qëndruan të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00. Zgjedhjet u tha se u zhvilluan pa ndonjë incident përmasash që mund të dëmtonte procesin.

Mbi 40 për qind e rreth dy milion votuesve të regjistruar hodhën votën e tyre në këto zgjedhje që pasuan një fushatë të rreptë të partive politike, të cilat për një muaj me radhë u zotuan për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet e sotme, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, u panë si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe u vu në përpjekje për një mandat tjetër.

Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri. Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.

Dhjetë nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb, dhjetë të tjera për komuniteteve tjera pakicë. Rreth 100 mijë qytetarë serbë me të drejtë vote patën mundësinë të zgjedhin mes gashtë partive politike nga radhët e këtij komuniteti.

Analistët serbë thanë se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira./zeriamerikës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.