RCCOLA

Zeqirja Rexhepi në mesin e 19 kandidatëve për Këshillin Koordinues të Diasporës në Kanada

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, zoti Ermal Muça nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se e ka gati një listë me 19 kandidatura nga Kanadaja nga të cilat qeveria shqiptare do të zgjedhë dy persona si anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në mesin e këtyre 19 kandidaturave ndodhet me plotë meritë edhe emri i Zeqirja Rexhepit piktorit gjilanas tashmë me renome ndërkombëtare i cili jeton dhe vepron në Kanada.

Ambasadori Muça ka shpjeguar edhe bazën ligjore të procesit të përzgjedhjes.
“Në zbatim të Ligjit nr. 16, datë 05.04.2018 dhe VKM nr. 340, datë 06.06.2018 i jemi drejtuar në rrugë institucionale organizatave të diasporës sonë të vyer në Kanada me bindje të plotë se kontributi juaj për evidentimin e kandidaturave ndër radhët e bashkatdhetarëve tanë kryesisht në zonat ku jetoni, e bën këtë proces real, transparent si edhe legjitimon dhe lehtëson komunikimin me shoqatat dhe aktivitetin e ardhshëm të anëtarëve që do të përzgjidhen në KKD”.
Neni 18 i Ligjit nr. 16 datë 5 prill 2018, sqaron detyrat dhe të drejtat e Këshillit Koordinues të Diasporës (Këshilli).
1. Këshilli përfaqëson dhe koordinon marrëdhëniet me diasporën. Këshilli ka këto kompetenca:
a) identifikon problemet e diasporës, i propozon ministrit përgjegjës për diasporën veprime për
zgjidhjen e tyre, përcakton linja orientuese për hartimin e strategjisë për diasporën;
b) miraton rregulla procedurale për përmbushjen e veprimtarisë së tij dhe procedurën e
vendimmarrjes.
3. Përgjegjësitë profesionale, të përdorimit të fondeve dhe ato administrative, për Këshillin do të
ushtrohen nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.
4. Agjencia Kombëtare e Diasporës kryen funksionet e sekretariatit teknik.

Ambasadori Muça ka thënë se në përmbyllje të këtij procesi konsultimi të gjerë dhe të shtrirë në kohë, si pasojë e angazhimit të përbashkët dhe kontributit tuaj thelbësor, kam besimin se lista e kandidaturave, përbërë nga figura dhe kapacitete të diasporës sonë këtu, me arritje të shumta profesionale dhe kontribute të rëndësishme në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe e promovimit të Atdheut dhe identitetit tonë kombëtar, figuron përpjekjet për larmi dhe gjithëpërfshirje paçka se nuk është e lehtë të jetë shteruese kur bëhet fjalë për një komunitet të tillë në shifra dhe cilësi”.

Ja edhe lista e kandidatëve të propozuar:
1. Adriana Fishta Bejko
2. Agustin Simoni
3. Alban Merepeza
4. Anton Brunga
5. Ardian Lagji
6. Ardian Radovicka
7. Denisa Balla
8. Genc Tirana
9. Gjergji Hasa
10. Ilda Fida
11. Julian Dyrmishi
12. Kostandin Ristani
13. Luli Rrafshi
14. Mira Shehu
15. Nehat Kaloshi
16. Nerina Jahja
17. Ruki Kondaj
18. Shani Pnishi
19. Zeqirja Rexhepi

Një shkrim i botuar në Rajonipress për Zeqirja Rexhepin

Zeqirja Rexhepi: Maestro e përfaqësimit diplomatik për Kosovën në botë

Zeqirja Rexhepi: Maestro e përfaqësimit diplomatik për Kosovën në botë

Gjilan – Zeqirja Rexhepi piktor me renome ndërkombëtare më mirë se çdo shqiptarë ka ditur që duke kombinuar aftësitë e tija profesionale në murale, piktura gjigante, prezantime filmike, ligjërime profesionale universitare, prezantime pozitive në mediet e TV Kanadeze ta prezantojë, mbrojë, ruajë dhe kultivojë Kosovën. Zeqirja Rexhepi me punën e tij kulmore është shndërruar në një ambasador të Kosovës jo vetëm në Kanada , por edhe më gjerë. Për rajonipress Rexhepi flet për kohën e luftës, largimin me dhunë nga forcat serbe nga Përlepnica e Gjilanit, takimet me artistët kanadez, integrimin në Kanada, shkollimin, punën afirmative e shumë gjëra tjera që lidhen me jetën e tij dhe familjen e tij që përbëhet nga muzicient, aktor, gazetar e piktor.

Të shkruash e të përmbledhësh krijimtarinë e Zeqirja Rexhepit duhet shumë kohë, sepse para vetës do të kesh shumë shkrime e dokumentar që janë bërë për të në Kanada e kudo që ka marrë pjesë si krijues.

Zeqirja Rexhepi me të drejtë mund të quhet një maestro në afirmimin e Kosovës në arenën diplomatike. Punën e tij të mrekullueshme, dhe kolosale e shfrytëzojë jo vetëm për vetën, por edhe për ta nderuar popullin e Kosovës dhe vet shtetin e saj.

Zeqirja Rexhepi piktor profesionist, ligjërues universitar , dizajner, skenarist filmash, ka bërë një emër të njohur në tërë Kanadanë e më gjerë. Ishte larguar me dhunë në vitin 1999 nga Përplepnica e Gjilanit. Ishin forcat serbe ato që Zeqirja Rexhepit do ia ndërrojnë tërë kahen e tij jetësore. I shkolluar e i edukuar në Gjilan, Shkup , Prishtinë, e Zvicër, destinacioni i tij i fundit mbetet Kanadaja.

UBT

Me Akademinë e arteve të kryer në Prishtinë dhe me specializimin e kryer për dizajn në Sarbona të Zvicrës , Zeqirja Rexhepi nuk e kishte problem integrimin e tij në Halifax të Kanadasë.

Për rajonipress Rexhepi i cili këto ditë po qëndron në vendlindjen e tij në Përlepnicë shpalos detaje interesante, madje për herë të parë për një medium kosovarë. Pakkush mund ta marrë me mend se Zeqirja Rexhepi në qytetin ku jeton vazhdon të mbetet një hero i dashur dhe i adhuruar nga komuniteti i atjeshëm, miqtë e shumë artistë e krijues.

Zeqirja Rexhepi në Kosovë mbahet mend si kuadër i parë dhe i rrallë i fabrikës së Tekstilit në Gjilan dhe më vonë edhe vepra e tij e madhe në pikturimin mural në Kishën e Binqës, vepër e përbashkët me Demir Behlulin.

Thotë se në Kanada shumë shpejt është adaptuar, dhe është integruar. Kjo krejt falë punës, talentit dhe përkushtimit të tij për gjuhën e kulturën dhe traditat kanadeze. Fillimisht punon si violinist në Ships Company Theatre(1999), pastaj fillon me hapjen personale të ekspozitave në vitet 2000 , 2001, 2005, 2007, 2008 dhe 2009. Të gjitha këto ekspozita i ka hapur në galeritë më të njohura universitare në Kanada.

Rexhepi tha se është piktor i vetëm me pagesë në Dalhouse University derisa me rastin e 30 vjetorit të Galerisë “Art Center” është përzgjedhur një pikturë e tij nga komisioni profesional.

Ajo çka e bënë të veçantë Zeqirja Rexhepin është fakti se ai është kërkuar nga të gjitha shtresat në Halifax të Kanadasë. Ka bërë piktura edhe për ushtrinë kanadeze, jep mësim në Galerinë e Arteve dhe në vet qytetin Halifax ku ligjëron teknikën e vajit. Është anëtar i shumë organizatave e shoqatave figurative e filmike. Ka fituar shumë çmime prestigjioze falë punës së tij profesionale. Ka fituar çmimin prestigjioz të mbretëreshës Elizabet ku është nominuar nga vet krijuesit kanadez.

Gjithashtu Zeqirja Rexhepi ka mbetur në historinë e librave të Kanadasë sepse është autor i disa kopertinave të librave të rëndësishëm universitar. “Nuk kam bërë punë kolosale vetëm për Kanadanë, por edhe për Kosovën. Kosova është ëndrra ime dhe jam përpjekur që në çdo këndë diplomatik ta prezantojë Kosovën, ta avancojë shtetin më të ri” thotë Rexhepi.

Rexhepi e ka ngjallur edhe jetën e komunitetit shqiptarë në Kanada. “E tërë familja ime jemi të kyçur dhe të dhënë pas profesioneve të ndryshme. Kemi arritur që së bashku me fëmijët të japim muzikë të gjallë shqipe në Kanada. Për këto aktivitete dhe programe tonat kanë shkruar shumë gazetat, madje janë 3 kg gazeta që kanë shkruar për punën time. Meqë jam skenarist i 22 filmave për punën time kanë bërë dokumentar disa televizione kanadeze. Tani së fundit jam i nominuar për titullin “Urdhri i Kanadasë” një titull që më nderon mua dhe Kosovën “ shprehet Rexhepi.

Tani kur ndodhet në Gjilan flet pak edhe për krijuesit kosovarë. “Unë kënaqem kur rri me kolegët dhe flasim për hallet e përbashkëta. Më vije keq që ende krijuesi kosovar s`ka tretman, s`ka kushte. Unë derisa takojë ambasador, njerëz të nivelit të lartë diplomatik kudo në Kanada, këtu ende s`jam takuar me askënd. Nuk e di pse, s`jam tip imponues” shprehet Rexhepi.

Rexhepi ka një familje të tërë artistësh. Tringa Rexhepi është një këngëtare e mrekullueshme që po mahnit me zërin e saj, kurse Arta Rexhepi është gazetare e talentuar që shpejt mund të bëhet e famshme.

Zeqirja Rexhepi mbetet shembulli më i mirë i një mërgimtari, por kësaj radhe jo i tretur, i humbur e i nëpërkëmbur, por vizionar, patriotë, dhe njeri me ndikim në shtetin ku jeton.

Veprat e tij që ndodhen në shumë mure e kënde më të frekuentuara të Kanadasë, siç janë ato nëpër aeroporte e aviacione ushtarake lënë gjurmët e mira të një shqiptari intelektual e punëtorë./rajonipress/