Zenunaj, më 1 dhjetor për titullin belg

Dardan Zenunajn vetëm disa ditë e ndajnë nga sfida për titullin e Belgjikës. Zenunaj (5-1-0) do të përballet me hungarezin Andras Varga, i cili ka një bilanc prej 6 fitoreve, 2 humbjeve e 2 barazimeve.
Kjo do të jetë sfida e parë e Zenunajt për ndonjë titull. Zenunaj tashmë ka filluar përgatitjet dhe premton fitore për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Shpresoj të jap më të mirën në këtë përballje dhe të kurorëzohem me titullin e Belgjikës. Jam i fokusuar dhe i motivuar jashtzakonisht, kur e mendoj se dy ditë para të kremtojmë 100-vjetorin e shtetit tonë. Këtë fitore do t`ia kushtoj gjithë shqiptarëve”, tha Zenunaj.(zeri)