Zenun Pajaziti takoi qytetarët, derë më derë e dorë me dorë
Gjilan – Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryetar komune, Zenun Pajaziti sot nisi fushatën e tij zgjedhore në të gjithë qytetin e Gjilanit. Ai foli me qytetarët për problemet të cilat i preokupojnë ata duke u zotuar se do tu dal në ndihmë sapo të marr postin i pari i qeverisjes.
Kryetari gjatë kësaj marshute takoi shumë biznese dhe qytetar me të cilët diskutoi rreth zhvillimit ekonomik qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre rreth papunësisë ku një numër i majm i qytetit deklaruan se janë të papunë, kryetari dëgjoi nga afër pothuajse problemet e secilit qytetar dhe u shpreh i gatshëm tu dal në ndihmë. Kryetari i ftoi qytetarët të Gjilanit për një zhvillim ekonomik,një arsim cilësor, luftimin e krimit ne vend, rritjen e nivelit te punës. Gjithashtu z.Pajazitit u bëri thirrje qytetarëve për një fushatë të qet dhe i ftoi të gjithë që të marrin pjesë në zgjedhje./rajonipress/

.jpg)
.jpg)



