Fundamenti

Zeneli shkëlqen me Helsinkin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Erfan Zeneli po jep sinjale të mira para fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit finlandez. Mesfushori vushtrrias ka shkëlqyer në fitoren e Helsinkit, e cila e ka mposhtur Honkan 4:0 në ndeshjen e Kupës së Ligës.

Kosovari me pasaportë finlandeze në këtë përballje ka realizuar golin e parë për Helsinkin në minutën e tetë, derisa ka asistuar te goli i dytë dhe i tretë. E përditshmja finlandeze Iltalehti i ka thurur lavde kosovarit. “Zeneli e sill Honkan”, ishte titulli i kësaj të përditshme.

“Në pjesën e parë kam marr topa në lëvizje dhe kështu jam shumë i rrezikshëm në fazën e sulmit”, ka thënë Zeneli i cili tri herë radhazi po fiton titullin e kampionit me Helsinkin.

Mobi Casa

Prej ardhjes së Sixten Bostrom në krye të ekipit finlandez, Zeneli është vendosur në krahun e majtë të mesfushës, ku po ndihet shumë mirë.

“Tash e kam rolin më të thjeshtë, pasi jam lojtar i anës së majtë, pasi më herët kam luajtur në mes dhe krahun e djathtë. Trajneri po me beson ne atë pozite dhe ka kërkuar të harkoj më shpesh’, ka theksuar Zeneli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.