Fundamenti

Zeneli, lojtari i muajit në Finlandë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Erfan Zeneli po vazhdon të shkëlqej në elitën e futbollit finlandez me skuadrën e HJK Helsinkit.

Mesfushori kosovar me pasaportë finlandeze, sot është zgjedhur futbollisti më i mirë për muajin shtator në Finlandë nga Veikkausliiga.

Vushtrriasi gjatë muajit të kaluar ishte në formë të jashtëzakonshme. Ai shënoi katër gola, derisa dhuroi gjashtë asistime për bashkëlojtarët.

Mobi Casa

Ndërkohë, skuadrës së Helsinkit i nevojitet vetëm një pikë në përballjen e së dielës kundër Rops-it për ta siguruar titullin e kampionit.

Tre xhiro pa përfunduar sezoni në Finlandë, Helsinki gjendet në vendin e parë me 64 pikë të tubuara, nëntë më shumë se përcjellësi i parë Honka.