Mobi Casa

Zeneli : Kryetari na tha “Mos më votoni Kravaricë!”

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ne do të vazhdojmë me kërkesën tonë për asfaltimin e rrugës, por kjo qeverisje lokale na ka diskriminuar dhe na ka mashtruar, duke penguar zhvillimin e një jete normale me infrastrukturë më të mirë rrugore. Kjo mungesë investimi në fshat, po ndikon që edhe të rritet shpërngulja e banorëve dhe shtëpive për në qytet. Numri i familjeve që po e lënë Kravaricën është jashtëzakonisht i lartë dhe mungesa e kushteve themelore në infrastrukturë dhe investime të tjera, thuajse është mjaft vendimtare në vendimin e banorëve për t’u larguar nga fshati ka thënë Xhemajl Zeneli.

Përfaqësuesit e fshatit kanë kërkuar vazhdimisht, që pas zgjedhjes së Qemajl Mustafës në krye të komunës së Gjilanit, mbi nevojën për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, përkatësisht asfaltimin e rrugës brenda fshatit.

Kryetari i komunës qysh në mandatin e parë të qeverisjes lokale, pati premtuar asfaltimin e rrugës brenda fshatit, mirëpo përgjatë tërë këtij mandati nuk e ka realizuar. Edhe në mandatin e dytë, ai pati premtuar se do ta përmbushte këtë kërkesë jetike të banorëve, por ja që jemi në vitin e fundit të mandatit të tij të dytë, dhe rruga ka mbetur e paasfaltuar ka thënë Xhemajl Zeneli banor i fshatit Kravaricë.

Sipas tij në periudhën kur Qemajl Mustafa pati kërcënuar me dorëheqje, disa banorë të moshuar të fshatit Kravaricë, patën shkuar në një takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, për të kërkuar asfaltimin e rrugës së fshatit Kravaricë.

ARKATANA

Mirëpo, atë kohë, Qemajl Mustafa u pati thënë banorëve se, “unë s’kisha nejtën më, por po më detyrojnë dhe jam bërë lodër e Hashimit!” Këto mosmarrëveshje në mes tij dhe kreut qeveritar, janë edhe tendenca për të zhvendosur përgjegjësinë jashtë vetes, ndërsa po ky Qemajl, e pret kryeministrin duke u buzëqeshur, sa herë që vjen Hashimi për fushata të parakohshme zgjedhore, si këto ditët e fundit që po e shohim më shpesh në komunën tonë.

Para dy javësh, një grup përfaqësuesish të fshatit Kravaricë, pesë banorë, patëm bërë terminin për t’u takuar me kryetarin dhe u takuam. “Kërkesa jonë e vetme ka qenë si gjithmonë, asfaltimi i rrugës. Ne ia bëmë me dije kryetarit Mustafa se ky zotim i tij fare nuk është përmbushur, ndonëse e kishte premtuar gjatë dy fushatave zgjedhore. Kryetari Qemajl Mustafa, na tha: “S’ka rrugë, s’ka pare. Hashimi më ka rrejtë mue, unë ju kam rrejtë juve. Mos më votoni. S’dua vota ma!””.

Kjo përgjigje e kryetarit Qemajl Mustafa është brengë e banorëve të fshatit Kravaricë, nga një kryetar aq i papërgjegjshëm, saqë të na thotë: “S’dua vota ma!” Ne do të vazhdojmë me kërkesën tonë për asfaltimin e rrugës, por kjo qeverisje lokale na ka diskriminuar dhe na ka mashtruar, duke penguar zhvillimin e një jete normale me infrastrukturë më të mirë rrugore. Kjo mungesë investimi në fshat, po ndikon që edhe të rritet shpërngulja e banorëve dhe shtëpive për në qytet. Numri i familjeve që po e lënë Kravaricën është jashtëzakonisht i lartë dhe mungesa e kushteve themelore në infrastrukturë dhe investime të tjera, thuajse është mjaft vendimtare në vendimin e banorëve për t’u larguar nga fshati “ka thënë Zeneli./rajonipress/

Mund të ju interesoj: