Uji Dea

Zeneli i hapur për kalim në Arabinë Saudite

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Arbër Zeneli mund të largohet nga Elfsborgu në afatin kalimtar dimëror. Dhe për ofertë shumë joshëse mund të transferohet në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.

Mediumi suedez “Expressen” ka raportuar të premten se për Zenelin ofertë serioze ka bërë skuadra Al Taawon. Zeneli pritet që ta pranojë ofertën e bërë dhe të largohet nga kampionati suedez.

Zeneli u kthye tek Elfsborgu në mars të vitit 2024. Në atë kohë, ai ishte pjesë e futbollit të Turqisë, te skuadra e Adana Demirsporit. Para periudhës në Turqi, sulmuesi i krahut luajti në Francë te Reimsi.

ARKATANA

Dy vjet pas kthimit në Suedi, 30-vjeçari pritet të largohet sërish. Bisedimet mes klubeve dhe futbollistit, sipas mediumit suedez, janë duke u zhvilluar.

Afati kalimtar dimëror në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt. Al Taawoni aktualisht është në vendin e pestë në kampionatin elitar saudit, pesë pikë prapa skuadrës së Cristiano Ronaldos, Al Nassrit, që zë vendin e tretë. Nga Elfsborgu në afatin kalimtar të janarit u largua

Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbërit. Besforti u transferua te Royale Unioni në kampionatin belg për afro 4 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.