Uji Dea

Zeneli ëndërron të luajë ndaj Spanjës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Erfan Zeneli ëndërron të paraqitet përballë yjeve të Spanjës sonte, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2014. Mesfushori kosovar mezi pret ta shohë duke luajtur Andres Iniestan dhe shokët e tij. 26 vjeçari megjithatë është i lumtur që iu dha rasti t’i mbrojë ngjyrat e Finlandës dhe shpreson të ketë minutazh të mjaftueshëm në të ardhmen.

Erfan Zeneli ëndërron të luajë ndaj Spanjës sonte, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2014, e cila do të zhvillohet në Finlandë.

“Stili i lojës sime është i ngjashëm me atë të lojtarëve të Spanjës. Jam i shkurtër me trup dhe lëvizi mirë. Ata sigurisht që kanë lojtarë kualitativë, por unë do të ëndërroja të luaj kundër tyre. Do të jepja gjithçka, nëse më jepet rasti”, deklaroi futbollisti vushtrrias për uebfaqen finlandeze suomifutis.com

Ai e konsideron Andres Iniestan një njeri magjik dhe dëshiron ta shohë nga afër se çka është në gjendje të bëjë mesfushori spanjoll, pasi e ka parë shpesh duke bërë lëvizje fenomenale në televizor.

Zeneli e konsideron veten të ngjashëm me mesfushorin e Barcelonës, ndërsa Spanjën e vlerëson si ekip të madh.

FIDANISHTJA

26 vjeçari megjithatë është i lumtur që iu dha rasti t’i mbrojë ngjyrat e Finlandës në muajin gusht kundër Sllovenisë.

Ai shpreson që edhe në të ardhmen të ketë minutazh të mjaftueshëm, për t’i treguar vlerat që i posedon.

“Ëndrra është realizuar. Nuk mund të kem minuta të shumtë në fushë, por është krijuar një ndjenjë e mirë. Ishte një nismë e mirë dhe shpresoj që të kem mundësi të luaj më shpesh me ekipin kombëtar”, vazhdoi ai.

Ai ishte përfshirë me ekipin finlandez në turneun e Tajlandës gjatë dimrit. Ndërsa, më pas ai e bindi selektorin Mixu Paatelainen, i cili ka filluar ta ftojë edhe në ndeshje të rëndësishme.

“Sigurisht, ju e ndieni besimin më të madh, kur ftoheni në këto lloj ndeshjesh. Këtu nuk ka lojtarë të dobët. Duhet të jeni lojtari më i dalluar i ekipit, për t’u ftuar në Kombëtare”, përfundoi Zeneli.