UBT

Zeneli: AAK ka probleme shumë serioze

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nënkryetari i LDD’së Lulzim Zeneli është shprehur i habitur me deklarimin e Ahmet Isufit, i cili ka thënë se AAK’ja në zgjedhjet parlamentare do të garojë e vetme e jo si koalicion AAK-LDD.

Zeneli ka bërë me dije se ekziston një marrëveshje koalicioni parazgjedhor i këtyre dy partive.

Eco Higjiena

“AAK me LDD’në në prill të vitit të kaluar kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi në formatin e koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që është firmosur nga kryetarët e dy partive politike. Por nuk më ka rastisur të ballafaqohem me deklarime diametralisht të ndryshme nga e njëjta adresë politike për diçka që është e shkruar qartë dhe e firmosur”, ka thënë Zeneli për Epokën e Re.

Sipas tij në strukturën udhëheqëse të AAK’së ekzistojnë probleme serioze sa i përket konsistencës së politikave dhe qëndrimeve.