UBT - Regjistrohu

Limaj: Kthimi i Jakup Krasniqit në Hagë, i dhimbshëm për çdo patriot shqiptar dhe turpërues për shtetin e Kosovës

Limaj: Kthimi i Jakup Krasniqit në Hagë, i dhimbshëm për çdo patriot shqiptar dhe turpërues për shtetin e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar të rëndë dhe të dhimbshëm largimin e Jakup Krasniqit nga shtëpia e tij në Prishtinë, për t’u kthyer sërish në Hagë.

Në Politiko, Limaj tha se kjo situatë nuk është e dhimbshme vetëm për familjen e Krasniqit, por për çdo patriot shqiptar, duke e cilësuar njëkohësisht si të turpshme dhe poshtëruese për shtetin e Kosovës.

Ai theksoi se raste të tilla dëshmojnë se sa pak serioz merret shteti i Kosovës nga të tjerët dhe se si trajtohen institucionet e tij.

UBT - Kosove

“Është shumë e rëndë dhe e dhimbshme, jo vetëm për familjen, por për çdo patriot shqiptar. Në të njëjtën kohë është shumë e turpshme dhe poshtëruese për shtetin tonë”, u shpreh Limaj.

Sipas tij, është shqetësuese që përfaqësuesit e Gjykatës Speciale nuk kanë besim që institucionet e Kosovës mund të marrin përgjegjësinë për përcjelljen dhe mbikëqyrjen e të paraburgosurve gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Limaj kritikoi edhe qasjen e institucioneve të Kosovës, duke thënë se ato janë tërësisht të heshtura dhe se qytetarëve u mbetet vetëm të reagojnë përmes deklaratave dhe shkrimeve publike.

“Një shtet normal nuk do të pranonte një sjellje të tillë. Do të thoshte se ne marrim përgjegjësi këtu. Kur vijnë ata, pezullohen institucionet tona. Shteti është suspenduar sot komplet dhe ne jemi spektatorë”, deklaroi Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.