Fundamenti

Zënë peshq në rrugët me gropa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Teuta Maloku, aktiviste e Vetëvendosjes, ka thënë se kanë dalë për të peshkuar në rrugët me gropa, formë kjo për të kritikuar pushtetin komunal që nuk po kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ajo ka thënë se qytetarët e Gjilanit paguajnë nga 40 euro taksa e tash u është shtuar edhe taksa ekologjike, por përkundër këtyre kontributeve, ata po janë të detyruar që të ballafaqohen me gropa të shpeshta.

“Kjo qeverisje e keqe në Gjilan po u kushton qytetarëve që po i nënshtrohen rreziqeve, po i kushton xhepit të qytetarëve, ngase u shpenzuan qindra mijëra euro që ishin të destinuara për mirëmbajtjen e rrugëve e ato janë si është më keq”, ka thënë Teuta Maloku, aktiviste, që ka shtuar se mjafton të bie një shi e rrugët të shndërrohen në lumenj.

Mobi Casa

Sipas saj, përroskat në rrugë ta krijuara nga korrupsioni, shpenzimet e mëdha, deformimet gjatë kryerjeve të punëve, janë thirrje për pushtetarët që sa më shpejtë të mbyllin gropat në rrugët e Gjilanit e të fshatrave, që t’i mirëmbajnë ato e të mos krijojnë pengesa tashti kur pritet ardhja e mërgimtarëve, ngase siç tha ajo nga të hyrat që inkasohen, sepse vetëm në rajonin e Gjilanit regjistrohen 15000 vetura dhe i bie që vetëm nga taksa prej 40 eurove të inkasohen 600 mijë euro, andaj Gjilani siguron mjete të mjaftueshme për të pasur rrugë cilësore pa aq shumë gropa.

“Gjilani nuk ka nevojë për gropa në të cilat mund të peshkohet, prandaj duhet thënë stop grepit të huqjes së qeverisjes komunale e Gjilanin duhet çliruar nga gropat e qytetarëve duhet mundësuar siguri për jetën e tyre”, ka thënë Teuta Maloku, aktiviste./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.