Fundamenti

Zeka : PDK është e mobilizuar për të pasur një fitore të thellë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Trendi nga raundi i parë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Jemi të mobilizuar që fitorja të jetë sa më e thellë. Fitorja e PDK-së është fitore për qytetarët e Gjilanit, për zhvillimin dhe prosperimin e Gjilanit ka thënë Izmi Zeka.

Nëndega e XVI dhe XVII e PDK-së në Gjilan është e mobilizuar tërësisht dhe falë ardhjeve të shumta edhe nga partitë e tjera dhe mobilizimi i të gjithëve, po shënon rezultate konkrete në të mirën e fitores së PDK-së më 1 dhjetor.

Me këtë rast Hajriz Ibrahimi nga kjo lagje ka thënë se që nga data 3 nëntor kur rezultati ka dalë të jetë jo i pritur për ne, jemi mobilizuar nga të gjitha anët dhe po punojmë shtëpi për shtëpi, familje për familje, votues për votues dhe gjendja ka ndryshuar për një përqindje shumë të madhe që na lë të kuptojmë se ne me këtë angazhim dhe me homogjenizimin që kemi në këto lagje, besojmë fuqishëm që do ta mposhtim rezultatin e tre nëntorit.

Ai ka thënë se as që duhet të krahasohet personaliteti i Qemajl Mustafës me Lutën, dihet mirëfilli cila është dëshmia e qeverisjes së kryetarit Mustafa për këto gjashtë vjet, dhe poashtu dihet shumë mirë dështimi në të gjitha fushat i Lutfi Hazirit si në udhëheqjen lokale ashtu edhe në atë qendrore. Andaj një krahasim i kësaj natyre as nuk do të duhej të ndodh.

Mobi Casa

Ndërsa Izmi Zeka kryetar i Degës dhe shef i shtabit zgjedhor, ka thënë se mobilizimi që shihet në këtë lagje dhe gjithandej nëpër lagjet e qytetit dhe nëpër fshatra dëshmon se ne do të jemi fitues.

Ai ka falënderuar mbështetjen e madhe që po vjen nga elektorati i partive të tjera politike pos LDK-së, duke thënë se kjo mbështetje frymën e fitores po e bënë edhe më të fuqishme. “Trendi nga raundi i parë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Jemi të mobilizuar që fitorja të jetë sa më e thellë. Fitorja e PDK-së është fitore për qytetarët e Gjilanit, për zhvillimin dhe prosperimin e Gjilanit” ka thënë Zeka.

Zeka sa i përket investimeve ka thënë se ato do të vazhdojnë si gjithnjë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës së Gjilanit, por me një intenzitet shumë më të madh.

Në këtë takim edhe aktori Naser Zymberi ka thënë se mbështetja për PDK-në është shumë e madhe duke u mobilizuar në të gjitha mënyrat për të shënuar fitoren në garën e 1 dhjetorit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/