Hidromorava

Zeka: Pagën Kurtit ia sigurojnë 1,300 bizneset që protestuan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, komentoi protestën e bizneseve për bllokimin e hyrjeve në Prishtinë, ai tha se “koha e barrikadave ka kaluar”.

“Për të mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve më të fuqishme, në kurriz te 99 përqindëshit dhe te familjeve anembanë Kosovës, ata po duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës, por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që s’do të lejojmë që të vendosen të reja”, tha Kurti.

Për këtë deklaratë në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka folur kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arianit Zeka.

Uji Dea

Ai ka pohuar se deklarata e Kurtit është për keqardhje.“Paga ime vjen nga një pjesë e madhe e këtyre njerëzve që kanë protestuar sot, dhe u heq kapelën dhe ua shprehi mirënjohjen më të madhe të mundshme”.“Por, a e di se kush është personi i dytë që paguhet nga këta persona?

Është kryeministri i Kosovës. Paga ime mund të vijë prej 200 këtyre kompanive që kanë protestuar sot, por paga e kryeministrit vjen nga 1,300 kompani që kanë protestuar sot, dhe të cilat shprehin kundërshtimin e tyre”, ka thënë Zeka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.