Fundamenti

Zeka: Në Gjilan nuk do të lejohen aktet e dhunës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – KPF u shpreh e vendosur se në Gjilan nuk do të lejohen akte të tilla, për çka janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka thënë Izmi Zeka.

Komiteti për Politikë dhe Financa në Gjilan, ka dënuar aktin e largimit të lapidarit të dëshmorëve në Preshevë, duke e cilësuar këtë një veprim qyqar të qeverisë serbe, ndërkohë që ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që t`i marrë obligimet e veta dhe të kërkojë nga faktori ndërkombëtar respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ashtu siç respektohen këto të drejta për pakicën serbe në Kosovë.

Njëherësh, KPF dënoi edhe aktin e dëmtimit të varrezave ortodokse në Viti e Kllokot si dhe rastin e vrasjes së një qytetari shqiptar në Ponesh, duke kërkuar nga drejtësia që ta bëjë punën e saj.

FITORJA

Izmi Zeka, kryesues i KPF, tha se duhet t`u lihet hapësira e duhur qeverive në Prishtinë dhe Tiranë që të ndërtojnë një qëndrim institucional dhe konsensual sa i përket gjendjes në Preshevë dhe atë ta përcjellin te mekanizmat më të fuqishëm ndërkombëtar, BE dhe SHBA, me kërkesë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto komuna.

Dëmtimi i varrezave ortodokse në Viti e Kllokot, pavarësisht se nga kush është bërë, u vlerësua një akt i ultë dhe i dënueshëm për institucionet dhe shoqërinë kosovare, e cila nuk e ka në traditën e saj të prek varrezat.

KPF u shpreh i vendosur se në Gjilan nuk do të lejohen akte të tilla, për çka janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.