Fundamenti

Zeka : LDD duhet t`i rregullojë vet çështjet e brendshme

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Izmi Zeka kryesues i Kuvendit thotë se nuk është detyrë e as obligim i tij që të merret me çështjen e këshilltarëve komunal dhe përcaktimin e tyre partiak. Kjo është e rregulluar me procedurë ligjore.

LDD edhe pse ka kërkuar nga Izmi Zeka që tua bëjë të mundur pjesëmarrjen në punimet e Asamblesë Komunale, ky i fundit thotë për rajonipress se është i obliguar t`i respektojë procedurat dhe rregulloret e Kuvendit.

Zeka tha se nuk është çështje e tij që të merret me përcaktimet partiake të këshilltarëve. “Edhe pse katër këshilltar të ish LDD-së kanë kaluar në LDK ata ende figurojnë si këshilltarë të LDD-së” tha Zeka.

Zeka tha se aspektet e brendshme partiake mes LDD-së dhe LDD-së duhet t`i rregullojnë vetë ata. “LDD duhet të sqarohet me ish këshilltarët e saj , e jo unë “ tha Zeka.

Fidanishtja

Sipas Zekës do të ishte mirë që dikush nga LDD-ja të jetë pjesë e punimeve dhe e komiteteve të Kuvendit, por shpërndarja e këshilltarëve nëpër komitete sërish është e rregulluar sipas rregulloreve që parasheh Kuvendi tha Zeka.

Ndryshe Zeka tha se pavarësisht këtyre fërkimeve që mund të ketë në mes të LDD-së dhe LDK-së , kjo nuk mund të ndikojë në punimet e Kuvendit i cili ka kryer punë afirmative gjatë këtij mandati.

Ndryshe LDD në Asamblenë Komunale i ka pasur katër këshilltarë dhe ato pozita tani po shfrytëzohen nga njerëz që kanë ikur në LDK. Drita Maliqi nënkryetare e LDD-së ka thënë se ato pozita, sidomos nëpër komitete janë të LDD-së dhe të askujt tjetër./rajonipress/