Mobi Casa

Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nuk është duke shënuar progres ekonomik. Ai tha se vendi aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e kishte para shpërthimit të pandemisë Covid 19.

“Jemi në njëfarë pozicioni kur po e mashtrojmë vetveten, në rend të parë po u referohem deklaratave të cilat vetë qeveria i bën sa i përket zhvillimit ekonomik, ka një nivel të lartë të vetëkënaqësisë, realisht rezultatet e dëshmojnë të kundërtën, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme…pra nëse analizohet sa ka qenë norma e inflacionit përgjatë viteve pothuajse të gjitha barazohen, domethënë flasim për rritje të qarkullimit në një normë të përafërt me normën e inflacionit përgjatë këtyre katër viteve të fundit, viti 2020, 2021, 2022 dhe 2023 dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2024 që dëshmon se Kosova aktualisht e ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019, para shpërthimit të pandemisë, para shpërthimit të luftës në Ukrainë”, tha Zeka.

FIDANISHTJA

Drejtori i OEAK-së u shpreh se ka pasur rritje të vëllimit të investimeve të huaja direkte, por këto investime nuk ndodhin në sektorë që do ta zhvillonin ekonominë.

“Megjithatë investimet vazhdojnë të tërhiqen në asete joproduktive domethënë në ata sektorë në të cilët kanë dominuar investimet e huaja edhe në vitin 2019 e më herët, sektorin e patundshmërisë, pasuar nga sektori i financave, duke ditur se sektori bankar dominohet nga institucione që janë të pronësi të bankave të huaja, i bije se kemi një ri-investim të fitimit të tyre për vitin përkatës, që do të thotë se ne nuk arrijmë të atraktojmë investime nga aktorë serioz”, tha Zeka në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.