UBT

Zeka: Komuna e Gjilanit nuk e ka asnjë cent borxh

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur të martën mbledhjen e fundit në këtë përbërje, ku ka rekomanduar për Kuvend Komunal projekt-buxhetin 2014, projekt – rregulloren për taksa, strategjinë kundër dhunës në familje si dhe disa rekomandime tjera që kanë të bëjnë me çështje pronësore.

Sa i përket projekt-buxhetit 2014 si dhe vlerësimeve të hershme 2014-2016, anëtarët e KPF u pajtuan që diskutimi të zhvillohet në asamble komunale. Jakup Bajrami (LDK) ka thënë se ndryshimet ndërmjet buxhetit të këtij viti dhe atij të vitit 2014, janë të vogla dhe u shpreh i pakënaqur me shumën e planifikuar për investime kapitale.

Duke qenë se kohëve të fundit është folur shumë për borxhe të mëdha që ka komuna e Gjilanit, Izmi Zeka, kryesues i Kuvendit Komunal, ka thënë se të gjitha këto janë shpifje, sepse Komuna e Gjilanit nuk e ka asnjë cent borxh.

Zeka ka thënë se komuna nuk ka obligime të pakryera ndaj operatorëve ekonomikë, por ka projekte që janë në procedurë dhe që nuk janë rrumbullakuar dhe këto nuk mund të quhen obligime të pakryera.

KPF e rekomandoi edhe projekt-rregulloren për tatimin në pronë 2014, pa votat e opozitës (LDK). Nuhiu Nuhiu, drejtor për Financa, ka thënë se ndryshimet janë shumë të vogla. Arben Mehmeti (LDK) tha se subjekti i tij nuk e mbështet rritjen e tatimit në pronë. Ne në parim jemi për ulje të tatimeve, ka thënë ai.

Sadudin Berisha (LDK) kërkoi që të ulet për 20 për qind vlera e objekteve individuale, për të lehtësuar tatimpaguesit, nëse norma tatimore nuk mund të ulet. Ai ka kërkuar që të merret parasysh gjendja ekonomike dhe sociale e qytetarëve.

Uji Dea

Sokol Haziri (AAK) tha se ne jemi për një raport balancues sa u përket interesave të qytetarëve dhe Komunës, si institucion që duhet t`i përmbush obligimet e veta dhe bazohet kryesisht tek të hyrat vetanake.

Përgjigja e Nuhiut ka qenë se nuk mund të ndryshohet norma tatimore. Jemi në kufirin ku nuk lejohet më shumë ulje, ka thënë Nuhiu, duke nënvizuar se tatimi në pronë nuk është ndonjë barrë e rëndë për qytetarët.

Po ashtu u rekomandua edhe propozim-vendimi për ri-destinimin e një shumë të mjeteve financiare te shëndetësia për nevoja infrastrukturore. Xhemajl Salihu, drejtor për Shëndetësi, ka thënë se këto mjete kanë qenë të planifikuara për blerjen e një autoambulance dhe të një veture, por meqë të dyja këto automjete janë siguruar përmes donatorëve, atëherë është menduar që kjo shumë të destinohet për investime në infrastrukturë shëndetësore.

KPF rekomandoi për Kuvend Komunale dhe Strategjinë lokale kundër dhunës në familje 2013-2018, me sugjerimin që fjala “konflikt” të zëvendësohet me fjalën “luftë”.

Gjithashtu, me shumicë votash, u rekomanduan edhe propozim-vendimi për këmbimin e pronave komunale dhe private, të cilat janë shpronësuar si interes publik për nevoja të rrugës “Jugu I”, propozim-vendimi për rregullimin e kufijve mes pronës private dhe komunale në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ku LDK-ja votoi kundër, propozim-vendimi për këmbimin e pronës komunale me pronën e Bashkësisë Islame, për nevoja të xhamisë në “Dere Mahallë” si dhe propozim-vendimi për ndërrimin e destinimit të një prone në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, të cilën pronari e ka falur për ndërtimin e një xhamie. Në këtë lagje nuk ka ende plan rregullues, ka thënë drejtoresha e Urbanizimit Bahrije Mahmuti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.